Të kthehemi te të interesuarit—Kur?
1. Ç’do të thotë të bësh dishepuj?
1 Të bësh dishepuj do të thotë edhe të kthehesh te të gjithë ata që tregojnë se janë të gatshëm të mësojnë për Mbretërinë e Jehovait. (Mat. 28:19, 20) Koha më e mirë për të bërë një rivizitë shpesh varet nga programi ynë dhe ai i të interesuarit. Pse duhet të kthehemi pa humbur kohë për rivizitën?
2, 3. Pse duhet të përpiqemi të kthehemi sa më shpejt të jetë e mundur?
2 Pse nuk duhet të humbasim kohë? Vepra e predikimit të ‘këtij lajmi të mirë për mbretërinë’ po mbaron dhe fundi i këtij sistemi është shumë afër. (Mat. 24:14; 1 Pjet. 4:7) Prandaj, ndërsa ka ende «një ditë shpëtimi» në dispozicion të të interesuarve, duhet t’i vëmë veshin këshillës ‘për të predikuar fjalën me urgjencë’, që do të thotë të kthehemi sa më shpejt për të ushqyer interesin e treguar.—2 Kor. 6:1, 2; 2 Tim. 4:2.
3 Satanai mezi pret të shkatërrojë çdo farë të Mbretërisë që mund të mbjellim në zemrën e një të interesuari. (Mar. 4:14, 15) Pjesëtarët e familjes, shokët e punës dhe të tjerë shpesh tallen me ata që kanë treguar interes. Nëse kthehemi pa humbur kohë, do të mund të kultivojmë interesin e treguar gjatë bisedës së mëparshme, para se të tjerët ta shuajnë atë shkëndijë interesi.
4. Si mund të hedhim bazën për rivizitën që në takimin e parë?
4 Të lëmë takim: Është më mirë që, para se të largoheni, t’i thoni konkretisht personit se kur do të ktheheni. Lini një pyetje pezull për t’i dhënë përgjigje vizitën tjetër. Për këtë, është e nevojshme të mbani shënime të sakta. Nëse mund të ktheheni të nesërmen ose pak ditë më pas, mund ta pyesni të interesuarin nëse edhe për të është mirë. Nëse e keni takuar për herë të parë gjatë fundjavës dhe personi është në punë gjatë javës, ndoshta mund të jetë dakord për rivizitën fundjavën tjetër. Kur lini një takim, sigurohuni që ta mbani fjalën.—Mat. 5:37.
5. Si do të na ndihmojë kthimi pa vonesë te të interesuarit për të përmbushur caktimin që na dha Jezui për të bërë dishepuj?
5 Kemi mjaft arsye për t’u kthyer te të interesuarit sa më shpejt të jetë e mundur. Prandaj, lini takim dhe kthehuni pa vonesë, sepse «koha që mbetet është shkurtuar». (1 Kor. 7:29) Sa më shpejt të kthehemi te të interesuarit për mesazhin e Mbretërisë, aq më të suksesshme mund të jenë përpjekjet tona.