BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/10 f. 2
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
  • Material i ngjashëm
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Ç’dobi mund të nxjerrësh nga mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Të jemi të vëmendshëm ndaj thënieve të shenjta
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2000
  • Të sillemi në një mënyrë të denjë ndaj lajmit të mirë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
km 1/10 f. 2

Kutia e pyetjes

◼ Ç’ndihmë mund të japë secili prej nesh për të mbajtur një atmosferë që na nxit të mësojmë në mbledhjet e kongregacionit? (Ligj. 31:12)

Nga respekti i thellë për Jehovain dhe për mbledhjet e kongregacionit që siguron, të gjithë nxitemi të vijmë herët dhe të jemi të gatshëm për t’u mësuar prej tij. Është mirë që të ulemi në vendet e para në Sallë dhe vendet në fund t’i lëmë për ata që kanë fëmijë të vegjël e për ata që mund të vijnë vonë. Para se të fillojë mbledhja, celularët duhen vënë në një gjendje që nuk e shqetëson auditorin. Do të ketë shqetësime të pakta e të papërfillshme, nëse gjatë tërë mbledhjes të gjithë mbajnë një qëndrim me respekt.—Ekl. 5:1; Filip. 2:4.

Kur të interesuarit fillojnë të ndjekin mbledhjet, ndonjë në kongregacion që i njeh, mund të ofrohet të ulet me ta. Kjo do të ishte e dobishme sidomos nëse kanë fëmijë të vegjël që duhen mësuar të rrinë urtë. Ndjekja e mbledhjeve mund të jetë një gjë e re për familjen. Në këtë rast, ka shumë të ngjarë që do ta vlerësojnë nëse mund të ulen nga fundi. Aty do t’i shpërqendrojnë më pak të tjerët kur këta prindër të kenë nevojë të dalin përkohësisht nga salla kryesore për t’u kujdesur për të vegjlit. (Prov. 22:6, 15) Familjet me fëmijë të vegjël nuk duhet të ulen në një dhomë të veçuar ku fëmijët mund të ndihen të lirë për të bërë zhurmë. Zakonisht është mirë që prindërit t’i disiplinojnë ose të kujdesen për nevoja të tjera të fëmijëve jashtë sallës kryesore e më pas të kthehen me ta atje.

Përcjellësit shërbejnë për të mbajtur një atmosferë që i shkon për shtat vendit të adhurimit. Ata ndihmojnë familjet dhe të tjerët që mund të vijnë vonë, që të gjejnë vendet e duhura. Përcjellësit kanë parasysh se duhet të tregojnë takt e maturi kur i ndihmojnë të tjerët të zënë vend dhe ta bëjnë këtë pa krijuar shpërqendrime të panevojshme. Ata përdorin gjykim të mirë kur kanë të bëjnë me shqetësime të papritura. Kur sjellja e një fëmije i shpërqendron të tjerët, përcjellësit mund të ofrojnë ndihmë me dashamirësi.

Të gjithë të pranishmit në mbledhjet për adhurimin e Perëndisë, mund të kontribuojnë për të mbajtur një atmosferë që na nxit të mësojmë për Jehovain dhe për qëllimin e tij lidhur me një botë të re paqësore e të drejtë.—Hebr. 10:24, 25.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo