Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 1 janar
«A mendoni se bota do të ishte një vend më i mirë, nëse të gjithë do të jetonin sipas këtij parimi të Biblës? [I lexojmë Romakëve 12:18. Pastaj presim përgjigjen.] A e keni pyetur veten, pse disa herë Perëndia e urdhëroi popullin e tij në lashtësi që të luftonte? Ky artikull tregon përgjigjen e qartë të Biblës.» I tregojmë artikullin që fillon në faqen 13.
Zgjohuni! janar
Lexojmë Veprat 17:31a. Pastaj themi: «Shumë njerëzve, u duket e papëlqyeshme ideja e një Dite Gjykimi nga Perëndia. Po ju, ç’mendoni? [Presim përgjigjen.] Bibla mëson se Dita e Gjykimit do të sjellë shumë bekime në tokë. Ky artikull e shpjegon këtë.» I tregojmë artikullin që fillon në faqen 10.
Kulla e Rojës 1 shkurt
«Shumë veta kanë mësuar nga feja që pas vdekjes njerëzit e mirë shkojnë në qiell. Si mendoni ju për këtë? [Presim përgjigjen.] Vini re se cili do të jetë sipas Biblës shpërblimi për shumicën e njerëzve të mirë. [I lexojmë Psalmin 37:29.] Kjo revistë shqyrton se cilët do të shkojnë në qiell sipas Biblës dhe çfarë do të bëjnë atje.»
Zgjohuni! shkurt
«Divorci është shumë i zakonshëm sot. A mendoni se çiftet i marrin parasysh të gjitha gjërat para se të divorcohen? [Presim përgjigjen. Pastaj i lexojmë Proverbat 14:15.] Kjo revistë thekson katër gjëra që duhet të shqyrtojnë çiftet kur mendojnë për divorcin.»