Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 1 prill
«Disa libra thonë që Jezui nuk vdiq siç thotë Bibla, por u martua dhe pati fëmijë. A e keni dëgjuar këtë? [Presim përgjigjen.] Është shumë e rëndësishme të dimë të vërtetën. [Lexojmë Gjonin 17:3.] Ky artikull jep arsyet pse duhet ta besojmë atë që thotë Bibla për Jezuin.» Tregojmë artikullin që fillon në faqen 26.
Zgjohuni! prill
Lexojmë Psalmin 37:9-11. Pastaj e pyesim: «Si mendoni se do të jetë bota kur të përmbushen këto fjalë? [Presim përgjigjen.] Ky artikull lidhet me këtë profeci inkurajuese dhe shpjegon pse sot ka kaq shumë ligësi në botë.» Tregojmë artikullin që fillon në faqen 20.
Kulla e Rojës 1 maj
«A e keni pyetur ndonjëherë veten pse i lejon Perëndia vuajtjet? [Presim përgjigjen.] Vini re se si e shprehu një shkrimtar biblik pyetjen që kanë bërë shumë njerëz. [Lexojmë Psalmin 10:1.] Kjo revistë shqyrton nga Bibla pse i lejon Perëndia vuajtjet dhe çfarë po bën për t’i zhdukur ato.»
Zgjohuni! maj
«Shumë duan ta lënë duhanin, por e kanë mjaft të vështirë. A njihni dikë që dëshiron ta lërë duhanin? [Presim përgjigjen.] Disa kanë parë se është mirë të kërkosh ndihmën e miqve dhe të familjes. [Lexo Eklisiastiun 4:12a.] Kjo revistë jep disa sugjerime praktike që ndihmojnë për të lënë duhanin.»