BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/10 f. 3
  • Ji një ndihmës i mirë gjatë shërbimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ji një ndihmës i mirë gjatë shërbimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
  • Material i ngjashëm
  • Ji shok shërbimi i mirë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Si të mprehim aftësitë në shërbim?​—Të jemi shokë shërbimi të dobishëm
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Të inkurajojmë njëri-tjetrin kur jemi në shërbim
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Mbaje ndezur zellin për shërbimin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
km 3/10 f. 3

Ji një ndihmës i mirë gjatë shërbimit

1. Çfarë dobish vijnë duke qenë me një lajmëtar tjetër në shërbim?

1 Në një rast, Jezui dërgoi 70 dishepuj të predikonin dhe «i dërgoi përpara dy e nga dy». (Luka 10:1) Pa dyshim, kjo masë u dha mundësi dishepujve të ndihmonin e të inkurajonin njëri-tjetrin ndërsa predikonin. Si mund të jemi të dobishëm kur shoqërojmë një lajmëtar tjetër në shërbim?

2. Si dhe pse duhet të dëgjojmë kur shoku i shërbimit bën prezantimin?

2 Duke dëgjuar: Dëgjo me vëmendje teksa shoku i shërbimit bën prezantimin. (Jak. 1:19) Nëse lexohet një shkrim, ndiqe leximin në Biblën tënde. Vështro tek ai që po flet, qoftë lajmëtari, qoftë i zoti i shtëpisë. Kur i kushton shumë vëmendje bisedës, kjo mund ta nxitë të zotin e shtëpisë të bëjë të njëjtën gjë.

3. Kur mund ta mirëpresë shoku yt i shërbimit ndërhyrjen tënde?

3 Duke kuptuar se kur duhet të flasësh: Kur jemi me një lajmëtar që po bën prezantimin, i japim dinjitet atij duke e lejuar të drejtojë bisedën. (Rom. 12:10) Nuk duhet ta ndërpresim. Nëse ai harron çfarë donte të thoshte ose i zoti i shtëpisë kundërshton a bën një pyetje dhe lajmëtari kërkon ndihmë, le të përpiqemi të plotësojmë atë që ka thënë lajmëtari, në vend që të nisim një temë tjetër. (Prov. 16:23; Ekl. 3:1, 7) Kur flasim, fjalët tona duhet të ndihmojnë për dëshminë që po jepet.—1 Kor. 14:8.

4. Çfarë do të na ndihmojë të kemi gëzim dhe sukses në shërbim?

4 Pasi 70 dishepujt predikuan dy e nga dy, «u kthyen të gëzuar». (Luka 10:17) Edhe ne do të kemi gëzim dhe sukses, ndërsa dëgjojmë gjatë shërbimit dhe kuptojmë se kur duhet të flasim për të ndihmuar lajmëtarin që shoqërojmë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo