BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/14 f. 2
  • Ji shok shërbimi i mirë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ji shok shërbimi i mirë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Material i ngjashëm
  • Ji një ndihmës i mirë gjatë shërbimit
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
  • Të inkurajojmë njëri-tjetrin kur jemi në shërbim
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2008
  • Mbaje ndezur zellin për shërbimin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Si të mprehim aftësitë në shërbim?​—Të jemi shokë shërbimi të dobishëm
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
km 1/14 f. 2

Ji shok shërbimi i mirë

1. Si mund ta imitojmë qëndrimin e apostullit Pavël kur predikojmë me të tjerët?

1 Apostulli Pavël e konsideronte kohën që kalonte me bashkëbesimtarët si mundësi ‘për të inkurajuar njëri-tjetrin’. (Rom. 1:12) A e shfrytëzoni kohën kur jeni me një lajmëtar tjetër në shërbim për ta inkurajuar e ndihmuar? Në vend që të jeni shok shërbimi i heshtur, pse të mos i tregoni çfarë ju ndihmon të keni sukses në shërbim?

2. Si t’ia forcojmë sigurinë shokut të shërbimit dhe pse ka rëndësi kjo?

2 Jepuni siguri: Disa lajmëtarë nuk ndihen të sigurt, dhe kjo mbase u pasqyrohet në shprehjet e fytyrës dhe në tonin e zërit. Mund t’ua forcojmë sigurinë duke u bërë lavdërime të sinqerta. A ka mënyra të tjera si t’u japim siguri? Një mbikëqyrës udhëtues ia tregon pa problem shokut të shërbimit pasiguritë që ndien dhe se lutet shpesh për ndihmë që të kapërcejë këtë ndjenjë. Një vëlla tjetër tregon çfarë e ndihmon të shfaqë siguri: «Filloj me një buzëqeshje. Ndonjëherë duhet të lutem që të arrij të bëj këtë veprim të thjeshtë.» A ka ndonjë gjë që ju ka ndihmuar të jeni më të sigurt në shërbim? Tregojani këtë shokut të shërbimit.

3. Çfarë mund t’i themi shokut të shërbimit që ta ndihmojmë të bëhet më i efektshëm?

3 Tregojuni metodat: A keni gjetur ndonjë hyrje ose pyetje të thjeshtë që ka pasur efekt për fillimin e bisedave, ndoshta diçka që ka lidhje me një ngjarje në vendin tuaj? A ke pasur rezultate të mira ngaqë i ke shtuar diçka nga vetja ndonjë prezantimi model? Tregojani shokut të shërbimit. (Prov. 27:17) Rrugës për te rivizita mund të tregoni çfarë synimi keni për vizitën dhe si keni menduar ta arrini. Pas një studimi biblik mund të shpjegoni pse zgjodhët të trajtoni atë pikë, atë shkrim ose atë metodë mësimdhënieje për ta ndihmuar studentin.

4. Pse duhet të përpiqemi të ndihmojmë të bashkëkrishterët?

4 Ungjillëzuesit e shekullit të parë nuk përpiqeshin të ndihmonin vetëm jobesimtarët. Ata kuptonin edhe sa rëndësi kishte të forconin e t’i jepnin zemër njëri-tjetrit. (Vep. 11:23; 15:32) Apostulli Pavël stërviti Timoteun e ri dhe e nxiti t’ua tregonte të tjerëve gjërat që kishte mësuar. (2 Tim. 2:2) Kur nuk harrojmë t’u bëjmë mirë të bashkëkrishterëve ndërsa jemi në shërbim, jo vetëm i ndihmojmë të jenë më të gëzuar e më të efektshëm, por edhe kënaqim Atin tonë qiellor.​—Hebr. 13:15, 16.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo