BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 7/10 f. 2
  • A po bëj sa duhet?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A po bëj sa duhet?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
  • Material i ngjashëm
  • A i doni tej mase përkujtuesit e Jehovait?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Përkujtuesit e Jehovait janë të denjë për besim
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • A po na ngrenë frymësisht kujtuesit e Jehovait?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
  • T’i bëjmë përkujtuesit e Jehovait ngazëllimin e zemrës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
km 7/10 f. 2

A po bëj sa duhet?

1. Çfarë mund ta shqetësojë një të krishterë besnik?

1 A ia ke bërë vetes ndonjëherë këtë pyetje? Ndoshta tani del më pak në shërbim për shkak të moshës së thyer, problemeve me shëndetin ose rritjes së përgjegjësive në familje, dhe kjo të bën të ndihesh keq. Një motër me tre fëmijë shkruante se ndonjëherë ndihet në faj, sepse koha dhe energjitë që i duhen për t’u kujdesur për familjen e kufizon në atë që mund të bëjë në shërbim. Çfarë do të na ndihmojë të kemi një pikëpamje të ekuilibruar?

2. Çfarë pret Jehovai nga ne?

2 Çfarë pret Jehovai nga ne? Sigurisht, të gjithë do të donim të bënim më shumë në shërbim. Megjithatë, ka një ndryshim të madh midis asaj që duam të bëjmë dhe asaj që realisht mund të bëjmë. Fakti që do të donim të bënim më shumë, do të thotë se nuk jemi të kënaqur me veten. Por, nuk duhet të harrojmë se Jehovai i di mirë kufizimet tona dhe nuk kërkon nga ne përtej asaj që mund të bëjmë vërtet. (Psal. 103:13, 14) Çfarë pret nga ne? Ai do që t’i shërbejmë me gjithë shpirt, t’i japim më të mirën.—Kolos. 3:23.

3. Si mund t’i peshojmë drejt përpjekjet tona në shërbim?

3 Çfarë do të na ndihmojë të përcaktojmë se sa mund të bëjmë vërtet? Mund t’i kërkojmë Jehovait të na ndihmojë ta shohim me sy realist situatën tonë. (Psal. 26:2) Për këtë mund të na ndihmojë edhe një mik i krishterë i besuar dhe i pjekur, që na njeh mirë dhe nuk ka frikë të na thotë nëse duhet të përmirësojmë. (Prov. 27:9) Gjithashtu, mos harro se rrethanat ndryshojnë, prandaj është mirë ta shqyrtojmë vazhdimisht situatën tonë.—Efes. 5:10.

4. Si duhet t’i konsiderojmë përkujtuesit e bazuar në Bibël që marrim në lidhje me shërbimin?

4 Si t’i konsiderojmë përkujtuesit? Gjatë një gare, spektatorët shpesh nga dëshira e mirë thërrasin për t’u dhënë zemër vrapuesve. Qëllimi është t’i ndihmojnë vrapuesit të arrijnë synimin, e jo t’i demoralizojnë. Po kështu, inkurajimi dhe përkujtuesit e bazuar në Bibël që marrim në mbledhje dhe botimet tona ‘për të predikuar fjalën me urgjencë’, jepen për të mirën tonë e jo për të treguar që në njëfarë mënyre nuk po përpiqemi sa duhet. (2 Tim. 4:2) Mund të jemi të sigurt se, për aq kohë sa përpiqemi të bëjmë më të mirën, Jehovai do t’i kujtojë me miratim ‘dashurinë dhe veprat’ tona.—Hebr. 6:10.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo