Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 1 shtator
«Ndonjëherë njerëzit bëjnë të këqija ngaqë besojnë me zell disa mashtrime fetare. Si mendoni, çfarë i shtyn të besojnë mashtrime të tilla? [Presim përgjigjen.] Vini re se për çfarë na nxit Bibla. [Lexojmë 1 Gjonit 4:1.] Ky artikull shpjegon përse është e rëndësishme të shqyrtojmë bindjet tona në krahasim me atë që thotë Fjala e Perëndisë.» Tregojmë artikullin që fillon në faqen 10.
Zgjohuni! shtator
Lexojmë Mateun 5:39. Pastaj themi: «A mendoni se Jezui po thoshte se duhet të vuajmë në heshtje kur na bëjnë një padrejtësi? [Presim përgjigjen.] Ky artikull tregon se çfarë thotë Bibla për vetëmbrojtjen dhe për mbrojtjen ligjore.» Tregojmë artikullin që fillon në faqen 10.
Kulla e Rojës 1 tetor
«Anembanë botës, njerëz të feve të ndryshme i luten Perëndisë. A mendoni se Ai i dëgjon dhe i plotëson vërtet lutjet e njerëzve? [Presim përgjigjen.] Bibla na nxit të lutemi. [Lexojmë Filipianëve 4:6, 7.] Kjo revistë u jep përgjigje nga Bibla shtatë pyetjeve që bëhen më shpesh për lutjen.»
Zgjohuni! tetor
«Shpesh dëgjojmë për njerëz të tradhtuar nga bashkëshorti, nga politikanë dhe nga të tjerë. A mendoni se po bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjesh njerëz që mund t’u zësh besë? [Presim përgjigjen.] Shumë janë të mendimit se po përmbushet ky shkrim. [Lexojmë 2 Timoteut 3:1-5.] Kjo revistë shpjegon se ku mund të gjenden ende njerëz të besueshëm.»