Prezantime model
Për të filluar studime biblike të shtunën e parë të qershorit
«Të gjithëve na kanë vdekur të afërm ose miq. A shpresoni se do t’i takoni përsëri? [Presim përgjigjen.] Shihni sa ngushëlluese është kjo.» Lexojmë dhe diskutojmë materialin poshtë nëntitullit të parë në faqen 16 të Kullës së Rojës të 1 qershorit dhe një nga shkrimet e përmendura. I ofrojmë revistat dhe lëmë takim që të kthehemi për të shqyrtuar përgjigjen e pyetjes vijuese.
Kulla e Rojës 1 qershor
«Shumë prej nesh mezi arrijnë të sigurojnë gjërat e nevojshme, kurse disa të tjerë nuk kanë as gjërat më të domosdoshme. Sipas jush, a do të vijë ndonjëherë koha kur nuk do të ketë më të varfër? [Presim përgjigjen. Pastaj lexojmë Psalmin 9:18.] Kjo revistë tregon shkakun e varfërisë dhe çfarë thotë Bibla për zgjidhjen e vërtetë të këtij problemi.»
Zgjohuni! qershor
«Terrorizmi është bërë një problem mbarëbotëror. Cili është shkaku sipas mendimit tuaj? [Presim përgjigjen.] Këto fjalë nga Bibla na japin shpresë. [Lexojmë Psalmin 72:7, 14.] Kjo revistë shpjegon pse ndodh terrorizmi dhe çfarë thotë Bibla se si dhe kur do të marrë fund ai.»