Prezantime model
Për të filluar studime biblike të shtunën e parë të qershorit
Lexojmë Isainë 42:8. Pastaj themi: «Sipas këtij shkrimi, Perëndia ka një emër. A mendoni se është e rëndësishme që ta përdorim emrin e Perëndisë? [Presim përgjigjen.] Vini re si thuhet këtu.» I japim një kopje të revistës Kulla e Rojës të 1 qershorit dhe shqyrtojmë së bashku materialin poshtë nëntitullit të parë në faqen 16. I ofrojmë revistat dhe lëmë takim që të kthehemi për të parë përgjigjen e pyetjes vijuese.
Kulla e Rojës 1 qershor
«Do të doja të dija mendimin tuaj për një temë të rëndësishme. [Hapim revistën në faqen 3 dhe i tregojmë listën.] Cila nga këto opinione përputhet më shumë me mendimin tuaj për Biblën? [Presim përgjigjen.] Shikoni çfarë thotë vetë Bibla. [Lexojmë Romakëve 15:4.] Kjo revistë shqyrton pesë arsye pse Bibla është një libër unik dhe shpjegon si mund të nxjerrim dobi prej saj.»
Zgjohuni! qershor
«Çdo vit miliona njerëz anembanë botës sëmuren ngaqë hanë ushqime të ndotura. Sipas jush, sa i sigurt është ushqimi në vendin tonë? [Presim përgjigjen.] Kjo revistë shpjegon katër mënyra si mund ta mbrojmë familjen nga sëmundjet që vijnë nga ushqimet. Tregon edhe premtimin e Biblës se së shpejti të gjithë do të kemi ushqime të shëndetshme me bollëk.» Lexojmë Psalmin 104:14, 15.