Prezantime model
Për të filluar studime biblike të shtunën e parë të gushtit
«Njerëzit u përkasin feve të ndryshme dhe e adhurojnë Perëndinë në shumë mënyra të ndryshme. Si mendoni, si ndihet Perëndia për këtë? [Presim përgjigjen.] Vini re se çfarë tha Jezui për këtë gjë.» I japim të zotit të shtëpisë një kopje të Kullës së Rojës të 1 gushtit dhe shqyrtojmë së bashku materialin poshtë nëntitullit të parë në faqen 16 dhe të paktën një prej shkrimeve të përmendura. I ofrojmë revistat dhe lëmë takim që të kthehemi për të shqyrtuar përgjigjen e pyetjes vijuese.
Kulla e Rojës 1 gusht
«A duhet t’u mësojmë fëmijëve për Perëndinë kur janë të vegjël apo është më mirë të presim derisa të rriten e të zgjedhin vetë se çfarë të besojnë? [Presim përgjigjen.] Vini re se çfarë duhet të bëjnë etërit sipas Biblës. [Lexojmë Efesianëve 6:4.] Kjo revistë jep disa këshilla se si mund t’i mësojnë prindërit fëmijët për Perëndinë.»
Zgjohuni! gusht
«Do të doja të dija mendimin tuaj për këtë varg. [Lexojmë 1 Samuelin 16:23.] Sipas kësaj që lexuam, muzika ndikon goxha te njeriu. A mendoni se disa këngë mund të ndikojnë për keq? [Presim përgjigjen.] Kjo revistë tregon si mund ta zgjedhim muzikën me mençuri dhe si t’i ndihmojmë edhe fëmijët të bëjnë të njëjtën gjë.»