Prezantime model
Për të filluar studime biblike të shtunën e parë të gushtit
«Pothuajse çdo njeri i lutet Perëndisë. Edhe ateistë janë lutur kur kanë pasur probleme. Si mendoni, a i dëgjon Perëndia të gjitha lutjet?» Presim përgjigjen. I tregojmë faqen e fundit të revistës Kulla e Rojës të 1 gushtit dhe shqyrtojmë materialin poshtë pyetjes së parë e të paktën një nga shkrimet e përmendura. I ofrojmë revistat dhe lëmë takim që të kthehemi për të parë përgjigjen e pyetjes tjetër.
Vini re: Ky prezantim duhet të demonstrohet gjatë mbledhjes për shërbim me datë 3 gusht.
Kulla e Rojës 1 gusht
«Mjaft njerëz janë të shqetësuar që pornografia është përhapur kaq shumë. Kurse të tjerë mendojnë se pornografia është zbavitje e padëmshme. Po ju, si mendoni? [Presim përgjigjen.] Jezui tha se për të kuptuar nëse diçka është e dobishme apo jo, duhet të shohim pasojat që sjell. [Lexojmë Mateun 7:17.] Kjo revistë tregon pasojat që sjell pornografia. Na jep gjithashtu këshilla si të çlirohemi nga ky ves.»
Zgjohuni! gusht
«Të gjithë duam të jetojmë sa më gjatë. A mendoni se përparimet në fushën e shkencës do të bëjnë të mundur të jetojmë përgjithmonë? [Presim përgjigjen.] Shikoni këtë premtim të bukur. [Lexojmë 1 Korintasve 15:26.] Por si do ta realizojë Perëndia këtë premtim, përmes shkencës apo në ndonjë mënyrë tjetër? Pse plakemi dhe vdesim? Kjo revistë tregon përgjigjet që jep Bibla për këto pyetje.»