«Ofroni një nga numrat e kaluar të revistave ose një broshurë me një argument që mund t’i interesojë»
Gjatë muajve që ofrojmë librin Çfarë mëson vërtet Bibla? dhe studime biblike që herën e parë, kemi marrë inkurajimin që të zotit të shtëpisë ‘t’i ofrojmë një nga numrat e kaluar të revistave ose një broshurë me një argument që mund t’i interesojë’ nëse ai tashmë e ka këtë libër dhe nuk pranon studim biblik. Përse?
Broshurat dhe numrat e kaluar të revistave shqyrtojnë një sërë temash të kohës. Diçka në një prej këtyre botimeve mund t’i prekë zemrën të zotit të shtëpisë. Prandaj, kur bëni gati çantën e shërbimit, futni edhe disa broshura të ndryshme e numra të kaluar të revistave. Nëse nuk keni, mund të merrni disa nga reparti i literaturës. Pastaj, nëse i zoti i shtëpisë tashmë e ka librin Çfarë mëson vërtet Bibla? dhe nuk pranon studim biblik, mund t’i tregoni disa nga revistat ose broshurat që keni me vete dhe ftojeni të marrë atë që i intereson. Pas kësaj, lini takim për t’u kthyer një herë tjetër për të ndjekur interesin e tij. Ndoshta me kalimin e kohës do të filloni një studim biblik me të.