Prezantime model
Për të filluar studime biblike të shtunën e parë të shtatorit
«Njerëz nga vende e besime të ndryshme i luten Perëndisë çdo ditë. A mendoni se ai i dëgjon dhe u përgjigjet të gjitha lutjeve?» Presim përgjigjen. Pastaj i japim një kopje të revistës Kulla e Rojës të 1 shtatorit dhe shqyrtojmë së bashku materialin poshtë nëntitullit të parë në faqen 16 dhe të paktën një prej shkrimeve të përmendura. I ofrojmë revistat dhe lëmë takim që të kthehemi për të shqyrtuar përgjigjen e pyetjes vijuese.
Kulla e Rojës 1 shtator
I tregojmë kopertinën e revistës dhe e pyesim: «Si do t’i përgjigjeshit kësaj pyetjeje? [Presim përgjigjen.] Vini re se çfarë thotë Bibla. [Lexojmë 1 Gjonit 5:19.] Sipas këtij shkrimi, në botë sundon ‘i ligu’ ose Djalli. Por nga kjo lindin disa pyetje. Nga erdhi Djalli? A është një person real? Për sa kohë do ta lërë Perëndia që të sundojë? Kjo revistë tregon se çfarë thotë Bibla për këtë.»
Zgjohuni! shtator
«Shumë njerëz sot janë të stresuar nga problemet ekonomike. Pse mendoni se është kaq e vështirë të sigurosh gjërat e domosdoshme? [Presim përgjigjen.] Bibla përmban thënie të mençura që i kanë ndihmuar shumë veta të administrojnë të ardhurat e tyre. [Lexojmë një nga shkrimet në faqet 8-9.] Kjo revistë jep këshilla praktike për ata që rropaten për të paguar borxhet.»