Një mënyrë për të përdorur broshurën Bibla: Cili është mesazhi i saj?
Shumë njerëz në territor, sidomos ata që i përkasin feve jo të krishtere, nuk kanë njohuri për Biblën. Kur studiojnë me këta librin Çfarë mëson vërtet Bibla?, disa lajmëtarë kanë përdorur edhe broshurën Bibla: Cili është mesazhi i saj? që t’i ndihmojnë të krijojnë një ide të përgjithshme për Biblën. Për shembull, kur shqyrton kapitullin 3 të këtij libri, një vëlla përfshin edhe pjesën 1 të broshurës. Më pas, ai shqyrton një pjesë tjetër në fund të çdo studimi. A po studioni me dikë që ka pasur pak ose aspak mundësi të lexojë Biblën? Që ta ndihmoni të mësojë për ‘shkrimet e shenjta, të cilat janë në gjendje ta bëjnë të mençur e t’i sjellin shpëtimin’, përveç librit Çfarë mëson vërtet Bibla? shqyrtoni edhe material shtesë nga broshura Bibla: Cili është mesazhi i saj?—2 Tim. 3:15.