Prezantime model
Për të filluar studime biblike të shtunën e parë të nëntorit
«A mendoni se njerëzit që përpiqen t’i binden Perëndisë, janë më të lumtur? [Presim përgjigjen.] Ky artikull paraqet disa pika të interesante.» Pastaj i japim një kopje të revistës Kulla e Rojës të 1 nëntorit dhe lexojmë e shqyrtojmë së bashku materialin poshtë një prej nëntitujve në faqet 16 e 17. Lexojmë të paktën një prej shkrimeve. I ofrojmë revistat dhe lëmë takim që të kthehemi për të shqyrtuar përgjigjen e pyetjes tjetër.
Kulla e Rojës 1 nëntor
«Disa mendojnë se pikëpamja e Biblës për marrëdhëniet seksuale është jashtë mode dhe kufizuese pa qenë nevoja. Kurse të tjerë janë dakord me të. Po ju, çfarë mendimi keni? [Presim përgjigjen.] Vini re se çfarë thotë ky shkrim për burimin e normave të Biblës. [Lexojmë 2 Timoteut 3:16.] Kjo revistë tregon se si u përgjigjet Bibla dhjetë pyetjeve që bëhen më shpesh për marrëdhëniet seksuale. Gjithashtu, shpjegon se si nxjerrim dobi nga normat e saj.»
Zgjohuni! nëntor
«Nëse e shohim me vëmendje dhe me një sy realist universin përreth nesh, në çfarë përfundimi do të arrinim, se e ka krijuar dikush apo se gjithçka ka ardhur në jetë rastësisht? [Presim përgjigjen.] Shikoni se në çfarë përfundimi arriti një shkrimtar i Biblës pasi vëzhgoi universin. [Lexojmë Romakëve 1:20.] Kjo revistë tregon për zbulimet që kanë bërë shkencëtarët rreth qelizës njerëzore, të cilat hedhin dritë mbi këtë çështje.»