Prezantime model
Për të filluar studime biblike të shtunën e parë të nëntorit
«Shumë nga ne duan një qeveri të mirë. Sipas jush, ç’lloj qeverie do të arrinte të zgjidhte problemet e njerëzimit? [Presim përgjigjen.] Shikoni çfarë thuhet këtu.» I japim një kopje të revistës Kulla e Rojës të 1 nëntorit dhe shqyrtojmë së bashku materialin poshtë nëntitullit të parë në faqen 16 dhe të paktën një nga shkrimet. I ofrojmë revistat dhe lëmë takim që të kthehemi për të parë përgjigjen e pyetjes vijuese.
Kulla e Rojës 1 nëntor
«Do të donim mendimin tuaj: çfarë pyetjeje do të donit t’i bënit Perëndisë po t’ju jepej mundësia? [Presim përgjigjen.] Sipas Jezuit, është më se e përshtatshme të kërkojmë përgjigje për pyetjet tona të sinqerta. [Lexojmë Mateun 7:7.] Kjo revistë tregon përgjigjet që jep Bibla për këto tri pyetje të rëndësishme.» Tregojini të zotit të shtëpisë pyetjet në fund të faqes 3.
Zgjohuni! nëntor
«Sot po flasim për familjet. Familjet me një prind janë bërë më se të zakonshme. A mendoni se këto familje kanë më shumë vështirësi se ato me dy prindër? [Presim përgjigjen.] Shumë prindër kanë gjetur këshilla praktike në Bibël. [Lexojmë 2 Timoteut 3:16.] Në këtë revistë do të gjeni disa sugjerime se si mund t’ia dalin mbanë prindërit e vetëm në këtë rol të vështirë.»