BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/11 f. 1
  • Nuk reshtim kurrë së predikuari

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Nuk reshtim kurrë së predikuari
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Material i ngjashëm
  • Predikimi shtëpi më shtëpi
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • «Bëj punën e ungjillëzuesit»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Shërbimi shtëpi më shtëpi: Pse është i rëndësishëm tani?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Prediko lajmin e mirë kudo
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
km 12/11 f. 1

Nuk reshtim kurrë së predikuari

1. Si e dimë se ungjillëzuesit e shekullit të parë nuk reshtnin kurrë së predikuari?

1 Ungjillëzuesit e zellshëm të shekullit të parë e shpallën lajmin e mirë «pareshtur» kudo ku kishte njerëz. (Vep. 5:42) Vështirë të imagjinosh që, kur shkonin shtëpi më shtëpi, të mos u predikonin njerëzve me të cilët shkëmbeheshin rrugës. Madje nuk do të linin pa shfrytëzuar asnjë mundësi për të dëshmuar në mënyrë joformale ndërsa bënin pazar pas shërbimit. Ashtu si Jezui, ata nuk reshtnin kurrë së predikuari.​—Mar. 6:31-34.

2. Çfarë do të thotë të jetojmë në lartësinë e emrit që mbajmë?

2 Gjithmonë të gatshëm: Emri Dëshmitarë të Jehovait, nuk tregon vetëm çfarë bëjmë, por cilët jemi. (Isa. 43:10-12) Prandaj jemi gjithmonë gati për të mbrojtur shpresën tonë, madje edhe kur nuk predikojmë shtëpi më shtëpi. (1 Pjet. 3:15) A parashikon situata që mund të të krijojnë mundësi të japësh dëshmi joformale dhe pastaj të mendosh për atë që mund të thuash? A mban literaturë me vete për t’ua dhënë të interesuarve? (Prov. 21:5) A predikon vetëm shtëpi më shtëpi apo e përhap lajmin e mirë edhe në rrethana të tjera, nëse të jepet mundësia?

3. Cili është termi më i përshtatshëm për të përshkruar predikimin në rrugë, në vende parkimi, parqe, territore tregtare etj?

3 Dëshmi ‘publike’: Apostulli Pavël tha se predikoi «publikisht» dhe shtëpi më shtëpi. (Vep. 20:20) Prandaj, termi dëshmi ‘publike’ do të ishte një term i përshtatshëm për t’iu referuar predikimit në rrugë, në vende parkimi, parqe, territore tregtare etj. Është e vërtetë se shërbimi shtëpi më shtëpi vazhdon të jetë mënyra kryesore dhe më e efektshme për t’u dhënë njerëzve mesazhin për Mbretërinë. Megjithatë, ungjillëzuesit e shekullit të parë përqendroheshin tek njerëzit, jo te shtëpitë. Ata shfrytëzonin çdo mundësi për të folur për të vërtetën, publikisht, në mënyrë joformale dhe shtëpi më shtëpi. Le të përqendrohemi edhe ne te njerëzit që ta kryejmë plotësisht shërbimin tonë.​—2 Tim. 4:5.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo