Një mënyrë e mirë për të shijuar këngët e Mbretërisë
Shërbëtorët e Perëndisë e konsiderojnë muzikën një dhuratë të bukur nga Jehovai. (Jak. 1:17) Shumë kongregacione kënaqen duke i dëgjuar në sfond këngët e Mbretërisë para dhe pas mbledhjeve të kongregacionit. Dëgjimi i muzikës teokratike është një mënyrë e ëmbël për të na mirëpritur në mbledhje. Na ndihmon që të përgatitemi mendërisht për adhurimin. Përveç këtyre, kur dëgjojmë meloditë e reja të librit të këngëve na mësohet veshi dhe kjo na ndihmon t’i këndojmë këngët siç duhet. Muzika pas mbledhjes krijon një atmosferë të bukur për të shijuar shoqërinë inkurajuese. Prandaj, trupat e pleqve duhet të bëjnë rregullimet e nevojshme që, para dhe pas mbledhjes, të dëgjohet muzikë nga Këndojini Jehovait—Shoqërimi me Piano. Ata duhet të sigurohen që volumi të jetë i arsyeshëm dhe të mos pengojë bisedat.