Dëshmitarët e Jehovait—Besimi në veprim, Pjesa 2: E kanë lënë dritën të ndriçojë
Pasi vëlla Radhërfordi dhe shokët e tij dolën nga burgu në vitin 1919, para Studentëve të Biblës shtrihej një vepër kolosale. Siç tregohet në videon Dëshmitarët e Jehovait—Besimi në veprim, Pjesa 2: E kanë lënë dritën të ndriçojë, Studentët e Biblës do të kishin shumë kundërshtarë, kuptueshmëria e tyre mbi Shkrimet do të vazhdonte të rritej dhe besimi do t’u rafinohej. (Prov. 4:18; Mal. 3:1-3; Gjoni 15:20) Pasi të shihni videon, a mund t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve?
(1) Çfarë metodash përdornin Studentët e Biblës për të përhapur lajmin e mirë? (2) Çfarë ndodhi në kongreset historike të vitit 1931 dhe 1935? (3) Çfarë kishte të veçantë Kulla e Rojës e 1 nëntorit 1939? (4) Tregoni çfarë ndodhi në arenën Madison Square Garden gjatë fjalimit të vëlla Radhërfordit «Qeveria dhe Paqja». (5) Çfarë kishte të veçantë fjalimi i vëlla Norit «Paqja: A mund të zgjatë?» (6) Në vitin 1942, çfarë planesh bënë Dëshmitarët e Jehovait për të zgjeruar veprën e predikimit? (7) Shpjegoni disa nga betejat ligjore që u bënë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Greqi. (8) Çfarë ndikimi pati Galaadi në rritjen e veprës së predikimit? (9) Çfarë pune e rëndësishme filloi në vitin 1946 dhe pse? (10) Çfarë hapash ndërmorën Dëshmitarët e Jehovait për t’u siguruar që sjellja e tyre të ishte në harmoni me normat e paraqitura në Bibël? (11) Shpjegoni disa nga rregullimet që u bënë në vitet 70 për ta përputhur sa më shumë organizatën me modelin që gjendet në Bibël. (12) Si ju ka ndihmuar videoja të kuptoni që Jehovai ka gjithçka në kontroll dhe që kjo është organizata e tij? (13) Si ju ka bërë më të vendosur të vazhdoni të predikoni me zell me gjithë pengesat? (14) Si mund ta përdorim videon për të ndihmuar të afërmit, studentët biblikë dhe të tjerët?
Çdo ditë që kalon, përbën një kapitull të ri në historinë e Dëshmitarëve të Jehovait. Po çfarë do të thuhet në të për përpjekjet tona në shërbim? Ashtu si vëllezërit tanë në të kaluarën, le të vazhdojmë edhe ne me zell ‘ta lëmë dritën të ndriçojë’!—2 Kor. 4:6.