Të rinjtë pyesin: Çfarë do të bëj me jetën time?—Pjesa 2
Te menuja kryesore e DVD-së Të rinjtë pyesin: Çfarë do të bëj me jetën time? zgjidh «intervistat», pastaj «ndarjet». Pasi të shohësh secilën nga tri ndarjet, bëj një rishikim me anë të pyetjeve në paragrafin 2. Pastaj, te menuja kryesore zgjidh «materiali shtesë» dhe pasi t’i shohësh të pesta intervistat shtesë, bëj një rishikim me anë të pyetjeve në paragrafin 3.
Ndarjet: T’u kushtohesh synimeve të kota apo Perëndisë? (1) Për çfarë synimesh i nxitin të rinjtë sot? (2) Si i ndihmon të rinjtë 1 Gjonit 2:17 të vendosin se sa vite shkollë të bëjnë? (3) Pse nuk duhet ta lëmë frikën të na pengojë të pagëzohemi? (4) Çfarë mund të na ndihmojë të arrijmë deri në pagëzim? Mëso të gjesh gëzim në shërbim: (5) Pse disa nuk gjejnë gëzim në shërbim? (6) Çfarë mund të na ndihmojë? (7) Çfarë i frikëson disa të rinj më shumë se fakti që duhet t’u flasin të panjohurve dhe pse? (8) Si ta mposhtim frikën dhe të marrim guxim për të folur? (9) Pse është e rëndësishme edhe të aftësohemi në shërbim? Një derë e hapur për shërbim: (10) Si të jep mundësi shërbimi i pionierit të përparosh frymësisht? (Filip. 3:16) (11) Pse disa ngurrojnë ta hapin këtë derë shërbimi? (12) Çfarë parimesh biblike na ndihmojnë të mos shqetësohemi për gjendjen ekonomike? (13) Çfarë kanë bërë disa për të mbajtur veten ekonomikisht ndërsa shërbejnë si pionierë? (14) Ç’mund të bëjë dikush nëse rrethanat nuk e lejojnë të fillojë shërbimin e plotkohor?
Materiali shtesë: Vlera e studimit personal: (15) Pse është e rëndësishme të kesh një studim të rregullt personal? Forma të ndryshme dëshmie (dëshmi publike): (16) Si gjejmë më shumë gëzim kur marrim pjesë në forma të ndryshme shërbimi? Shërbimi në Bethel: (17) Cilat janë disa nga gjërat e bukura të shërbimit në Bethel? Shkolla e stërvitjes për shërbim: (18) Si kanë nxjerrë dobi ata që kanë ndjekur këtë shkollë (tani e quajtur Shkolla Biblike për Vëllezërit Beqarë)? Shkolla e Galaadit për misionarë: (19) Si u përgatitën për shërbimin si misionarë Piteri dhe Fiona dhe si nxorën dobi nga Galaadi?