BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 4/07 f. 6
  • Çfarë do të bësh me jetën tënde?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë do të bësh me jetën tënde?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Material i ngjashëm
  • Të rinjtë pyesin: Çfarë do të bëj me jetën time?—Pjesa 1
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
  • Të rinjtë pyesin: Çfarë do të bëj me jetën time?—Pjesa 2
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
  • Programi i asamblesë së re speciale njëditore
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Gjeta dashuri dhe paqe të vërtetë
    Zgjohuni!—2012
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
km 4/07 f. 6

Çfarë do të bësh me jetën tënde?

1 Fëmijët i pyesin ndonjëherë: «Çfarë do të bëhesh kur të rritesh?» Kur ishe djalë i vogël, a thoshe se doje të bëheshe shofer, marinar, mbikëqyrës qarkor? Ose, kur ishte vajzë e vogël, a thoshe se doje të bëheshe balerinë, doktoreshë, misionare? Tani që je rritur, duhet t’i bësh vetes një pyetje tjetër: ‘Çfarë do të bëj me jetën time?’ A je gati të marrësh këtë vendim?

2 Për të të ndihmuar të bësh zgjedhjen më të mirë, organizata e Jehovait ka nxjerrë DVD-në Të rinjtë pyesin: Çfarë do të bëj me jetën time? Të lutemi shikoje dhe mendo seriozisht për tërë përmbajtjen e saj, ku përfshihet drama, intervistat dhe materiali shtesë. Përmbajtja tregohet në kutinë «Menuja kryesore».

3 Drama: Gjatë dramës mendo për këto pyetje: (1) Ç’ka të ngjashme mes Timoteut, për të cilin flasin Shkrimet e Krishtere Greke, dhe Andres? (Vep. 16:1; 1 Tim. 4:8; 2 Tim. 1:5) (2) Ç’presion kishte Andre për të shkëlqyer në atletikë dhe nga kush? (3) Kush ndikoi për mirë te Timoteu dhe Andre që të bënin zgjedhjen e duhur, dhe në cilat mënyra? (2 Tim. 1:1-4; 3:14, 15) (4) Si ndikoi tek Andre këshilla e Mateut 6:24 dhe e Filipianëve 3:8, dhe si ndikon te ti?

4 Skena të përzgjedhura: Pasi të shohësh gjithë dramën, shih përsëri skenat e mëposhtme dhe përgjigjju këtyre pyetjeve. «Pavli dhe Timoteu»: Cila ishte këshilla e fundit e Pavlit për Timoteun? (2 Tim. 4:5) «T’i japësh Jehovait më të mirën»: Cilat janë synimet e tua frymore? «Të marrësh anën e Jehovait»: Nga vjen lumturia e vërtetë? «Këshilla e gjyshes»: Ç’të keqe ka të duash të jesh yll në botën e Satanait? (Mat. 4:9) «Asnjë keqardhje»: Përjetimi i çfarë gjëje mund të të ndihmojë të gjesh kënaqësi në jetë?​—Prov. 10:22.

5 Intervistat: Gjatë secilës nga ndarjet e mëposhtme, çfarë sheh se mund të bësh, që t’i japësh më të mirën Jehovait? (1) «T’u kushtohesh synimeve të kota apo Perëndisë?» (1 Gjon. 2:17) (2) «Mëso të gjesh gëzim në shërbim» (Psal. 27:14) dhe (3) «Një derë e hapur për shërbim».—Mat. 6:33.

6 Risjellin ndër mend: A mund të përgjigjesh? (1) Ç’karrierë po ndiqnin vëllai dhe motra, dhe pse? (2) Sa të suksesshëm ishin bërë? (3) Cila qe një pikë kthese në jetën e secilit? (2 Kor. 5:15) (4) Ç’karrierë teokratike zëvendësoi të mëparshmet, dhe pse mendonin se s’mund t’i ndiqnin dot të dyja? (5) A u vjen keq që kanë ndryshuar qëllimin e tyre në jetë? (6) Cilat fjalë të tyre të kanë vënë veçanërisht në mendime lidhur me atë që duhet të bësh me jetën tënde?

7 Intervista shtesë: Çfarë ke mësuar nga këto intervista se si t’i kushtohesh në mënyrë më të plotë shërbimit të Jehovait? (1) «Vlera e studimit personal», (2) «Forma të ndryshme dëshmie», (3) «Shërbimi në Bethel», (4) «Shkolla e Galaadit për Misionarë», dhe (5) «Shkolla e Stërvitjes për Shërbim». Rishiko «Treguesin e informacioneve të botuara për tema të tilla», dhe lexo rreth asaj që të intereson më shumë.

8 Atëherë, a ke vendosur çfarë do të bësh me jetën tënde? Pavli e nxiti Timoteun: «Bluaji në mendje këto gjëra, zhytu në to, që përparimi yt të duket qartë për të gjithë.» (1 Tim. 4:15) Ne të nxitim të bësh po njësoj me atë që ke parë dhe dëgjuar në këtë DVD. Kërkoji Jehovait ndihmë që të bësh një zgjedhje të mençur, e cila do të të falë vërtet gëzim e kënaqësi në jetë dhe një të ardhme të lumtur e plot bekime.

[Kutia në faqen 6]

MENUJA KRYESORE

Drama

Skenat (11)

Intervistat

Të gjitha

Ndarjet (3)

Risjellin ndër mend

Materiali shtesë

Intervista shtesë

Treguesi i informacioneve të botuara për tema të tilla

Titrat

Për ata me probleme dëgjimi

Pa titra

Për të kaluar nga njëra menu në tjetrën, përdor butonat Para ▶, ◀ Prapa dhe Menuja kryesore.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo