BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/12 f. 1
  • «Jini paqësorë me të gjithë»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Jini paqësorë me të gjithë»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
  • Material i ngjashëm
  • Si të mprehim aftësitë në shërbim?—T’u përgjigjemi si duhet personave të acaruar
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2015
  • Të guximshëm, por paqësorë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2006
  • Të arsyetojmë me të zotin e shtëpisë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Të zbatojmë Rregullën e Artë në shërbim
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
km 12/12 f. 1

«Jini paqësorë me të gjithë»

1. Çfarë këshille biblike duhet të zbatojmë kur takojmë njerëz që bezdisen në shërbim?

1 Populli i Jehovait është paqedashës dhe në shërbim shpall paqen. (Isa. 52:7) Por ndonjëherë, takojmë njerëz që bezdisen kur u trokasim në derë. Çfarë do të na ndihmojë të jemi paqësorë në situata të tilla?​—Rom. 12:18.

2. Pse është e rëndësishme të tregojmë gjykim të thellë?

2 Tregoni gjykim të thellë: Edhe pse disa reagojnë me nerva sepse janë kundërshtarë të së vërtetës, disa të tjerë mund të irritohen për arsye që nuk kanë lidhje me mesazhin tonë. Ndoshta kemi shkuar në moment të papërshtatshëm. Mund të kenë probleme personale. Edhe nëse nervozohen me lajmin e mirë që u shpallim, nuk duhet të harrojmë që mund të jenë keqinformuar. (2 Kor. 4:4) Gjykimi i thellë do të na ndihmojë të ruajmë qetësinë dhe të mos e marrim si diçka personale.​—Prov. 19:11.

3. Si mund të tregojmë respekt për njerëzit në shërbim?

3 Tregoni respekt: Shumë në territor kanë bindjet e tyre të forta. (2 Kor. 10:4) Ata kanë të drejtë të zgjedhin nëse do të na dëgjojnë apo jo. Nuk duam kurrë t’i nënvlerësojmë bindjet e tyre ose të lëmë përshtypjen sikur jemi superiorë. Nëse na kërkojnë që të largohemi, duhet të tërhiqemi me respekt.

4. Ç’do të thotë të flasim me hir?

4 Flisni me hir: Edhe nëse na thonë fjalë të rënda, duhet të përgjigjemi me butësi e hir. (Kolos. 4:6; 1 Pjet. 2:23) Në vend që të futemi në debat, të përpiqemi të gjejmë të përbashkëta. Ndoshta mund t’u kërkojmë me dashamirësi arsyet pse kundërshtojnë. Megjithatë, që të mos i acarojmë më tepër, ndonjëherë është më mirë të mos e vazhdojmë bisedën.​—Prov. 9:7; 17:14.

5. Pse duhet të tregohemi paqësorë në shërbim?

5 Nëse jemi paqësorë, atyre mund t’u mbetet në mend reagimi ynë dhe mund të dëgjojnë herën tjetër kur dikush nga ne t’u dëshmojë. (Rom. 12:20, 21) Edhe nëse duken të bindur në idetë e tyre, ndoshta një ditë do të bëhen vëllezërit tanë. (Gal. 1:13, 14) Pavarësisht nëse do të tregojnë ose jo ndonjëherë interes për të vërtetën, duke ruajtur vetëkontrollin dhe duke u treguar paqësorë, nderojmë Jehovain dhe stolisim mësimdhënien tonë.​—2 Kor. 6:3.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo