Si të mprehim aftësitë në shërbim?—T’u përgjigjemi si duhet personave të acaruar
Pse ka rëndësi? Shumë prej atyre që takojmë në shërbim janë të sjellshëm. Por, Jezui profetizoi se disa do të na urrenin. (Gjoni 17:14) Prandaj, nuk duhet të habitemi nëse takojmë edhe njerëz të acaruar. Nëse ndodh, duam të përgjigjemi në një mënyrë që i pëlqen atij që përfaqësojmë, Jehovait. (Rom. 12:17-21; 1 Pjet. 3:15) Kjo nuk do të lejojë që situata të përkeqësohet. Madje do të jetë një dëshmi e mirë për të zotin e shtëpisë e për vëzhguesit, dhe kështu do të jenë më të prirur të dëgjojnë herën tjetër kur Dëshmitarët e Jehovait t’i vizitojnë.—2 Kor. 6:3.
Gjatë muajit provo këtë:
Gjatë adhurimit familjar praktikoni si të përgjigjeni në situata të tilla.
Pasi të largohesh nga një person i acaruar, diskuto me shokun e shërbimit si mund të ishe përgjigjur më mirë.