Prezantime model
Për fushatën e ftesës së Përkujtimit
«Kemi ardhur t’ju ftojmë si familje për një ngjarje të rëndësishme që mbahet çdo vit në të gjithë botën. Sivjet do të mbahet më 26 mars. Kjo datë shënon përvjetorin e vdekjes së Jezuit. Do të mbahet një fjalim biblik falas që do të shpjegojë si na ndihmon vdekja e tij. Në ftesë tregohet adresa dhe orari i mbledhjes që do të mbahet në zonën tonë.»
Kulla e Rojës 1 mars
«Disa pyesin: ‘Nga e dimë se Jezui u ringjall?’ A keni menduar ndonjëherë për këtë? [Presim përgjigjen.] Vini re pse përgjigjja na intereson. [Lexojmë 1 Korintasve 15:14.] Kjo revistë shpjegon nga e dimë se ringjallja e Jezuit ka ndodhur vërtet.»
Zgjohuni! mars
«A jeni dakord se sot nuk është e lehtë të rritësh fëmijë? [Presim përgjigjen.] Shumë prindër kanë gjetur këshilla të mira në Bibël. Për shembull, ky varg i ka ndihmuar baballarët të gjejnë raste për t’i lavdëruar fëmijët dhe për t’i ndihmuar të krijojnë siguri te vetja. [Lexojmë Kolosianëve 3:21.] Ky artikull thekson pesë parime bazë që i ndihmon baballarët.»