Prezantime model
Për fushatën e ftesës së Përkujtimit
«Po shpërndajmë një ftesë për një ngjarje shumë të rëndësishme. Më 14 prill, miliona njerëz nëpër botë do të mblidhen për të kujtuar vdekjen e Jezu Krishtit e për të dëgjuar një fjalim nga Fjala e Perëndisë që do të tregojë si nxjerrim dobi nga vdekja e tij. Në këtë ftesë tregohet vendi dhe ora kur do të mbahet kjo mbledhje në zonën tonë.»
Kulla e Rojës 1 prill
«Po flasim shkurtimisht për diçka shumë të zakonshme. Pothuajse të gjithë njerëzit, pavarësisht fesë, i janë lutur Zotit. Si mendoni, a u përgjigjet Zoti lutjeve apo ato janë thjesht një mënyrë për t’u zbrazur që të ndihemi më mirë? [Presim përgjigje.] Vini re çfarë thotë Bibla për lutjen. [Lexojmë 1 Gjonit 5:14.] Kjo revistë shpjegon si na ndihmon lutja.»
Zgjohuni! prill
«Po flasim për një nga gjërat më të çmuara që kemi: jetën. Mjerisht sot njerëzit nuk e çmojnë shumë. Disa janë kaq të mbytur me halle sa i humbin shpresat dhe nuk e duan më jetën. Si mendoni, a ka vlerë jeta? [Presim përgjigje.] Pavarësisht nga problemet, mund ta gëzojmë jetën duke njohur premtimet e Fjalës së Perëndisë. [Lexojmë Zbulesën 21:3, 4.] Kjo revistë jep tri arsye të forta pse duhet të vazhdojmë përpara, pavarësisht problemeve që po na rëndojnë tani për tani.»