Të përgatitemi për Përkujtimin me një zemër të gëzuar
1. Çfarë mund të bëjmë veçanërisht gjatë periudhës së Përkujtimit?
1 Përkujtimi, i cili do të mbahet të martën më 26 mars, është një rast i shkëlqyer që të gëzojmë për gjithë sa bëri Jehovai për shpëtimin tonë. (Isa. 61:10) Një frymë e gëzueshme edhe para ditës së Përkujtimit do të na ndihmojë të përgatitemi mirë për këtë rast. Si ta zhvillojmë këtë frymë?
2. Çfarë na shtyn të bëjmë përgatitje për Përkujtimin?
2 Të përgatitemi për Përkujtimin: Darka e Zotërisë është një rast me shumë kuptim, por që mbahet në mënyrë të thjeshtë. Gjithsesi, kërkohet të bëjmë plane paraprake që të mos anashkalohet asnjë hollësi e rëndësishme. (Prov. 21:5) Duhet zgjedhur orari dhe vendi i volitshëm. Duhen siguruar edhe simbolet e përshtatshme. Vendi ku do të mbahet duhet të jetë i pastër dhe gati për rastin. Oratori i caktuar për fjalimin duhet të përgatitet me kujdes, dhe ata që do të ndihmojnë për të kaluar simbolet bashkë me përcjellësit duhet të jenë të organizuar mirë. Pa dyshim, tashmë është bërë pjesa më e madhe e përgatitjeve. Mirënjohja për fuqinë shpëtuese të shpërblesës na nxit të përgatitemi mirë për këtë rast të shenjtë.—1 Pjet. 1:8, 9.
3. Si mund ta përgatitim zemrën për Darkën e Zotërisë?
3 Të përgatitim zemrën: Është thelbësore të përgatitim zemrën që të kuptojmë plotësisht domethënien e Përkujtimit. (Ezd. 7:10) Ja përse është mirë të lëmë kohë mënjanë për të shqyrtuar programin e veçantë të leximit të Biblës për Përkujtimin dhe të mendojmë thellë për ditët e fundit të jetës së Jezuit në tokë. Meditimi për qëndrimin vetësakrifikues të Jezuit do të na motivojë ta imitojmë atë.—Gal. 2:20.
4. Cili nga bekimet që sjell shpërblesa ju gëzon më shumë?
4 Vdekja e Krishtit shfajëson sovranitetin e Jehovait. Na çliron nga mëkati dhe vdekja. (1 Gjon. 2:2) Na hap udhën për një marrëdhënie paqësore me Perëndinë dhe për jetën e përhershme. (Kolos. 1:21, 22) Gjithashtu na bën më të vendosur të jetojmë në lartësinë e kushtimit që i kemi bërë Jehovait dhe të qëndrojmë të patundur si dishepuj të Jezuit. (Mat. 16:24) Urojmë që gëzimi t’ju shtohet ndërsa përgatiteni dhe ndiqni Përkujtimin e këtij viti!