BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 3/15 f. 1
  • A po përgatitesh për Përkujtimin?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A po përgatitesh për Përkujtimin?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2015
  • Material i ngjashëm
  • A po përgatitesh për Përkujtimin?
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2021
  • Të përgatitemi për Përkujtimin me një zemër të gëzuar
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
  • Përkujtues për Përkujtimin
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2001
  • Përkujtues për Përkujtimin
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2015
km 3/15 f. 1

A po përgatitesh për Përkujtimin?

Ishte 13 nisani i vitit 33 të e.s. Jezui e dinte se ishte mbrëmja e fundit që mund të rrinte me miqtë më të afërt para se ta ekzekutonin. Do të mbante Pashkën e tij të fundit me ta dhe pastaj do të themelonte një kremtim të ri: Darkën e Zotërisë. Një rast kaq i rëndësishëm sigurisht që meritonte përgatitje. Prandaj dërgoi Pjetrin dhe Gjonin për të bërë gati gjërat. (Luka 22:7-13) Që atëherë, çdo vit ka qenë e nevojshme për të krishterët që duan të kremtojnë Përkujtimin të përgatiten për këtë rast. (Luka 22:19) Çfarë gjërash themelore duhet të bëjmë për t’u përgatitur për Përkujtimin e ardhshëm më 3 prill?

Përgatitjet e pleqve:

  • Të merren masa që të përdoret Salla e Mbretërisë ose një ambient tjetër i përshtatshëm. Duhet të ketë vende, ndriçim dhe ajrim të mjaftueshëm. Vendi duhet pastruar mirë që më përpara.

  • Të zgjidhet një orator i kualifikuar, një drejtues dhe vëllezër për të bërë lutjet për bukën dhe verën.

  • Nëse në të njëjtin vend do të mbahet më shumë se një Përkujtim, bashkërendoni oraret dhe organizoni hyrjen e daljen nga ndërtesa dhe vendi i parkimit.

  • Të zgjidhen e të organizohen përcjellësit dhe ata që ndihmojnë për të kaluar simbolet.

  • Të sigurohen simbole të përshtatshme, si edhe pjatat, gotat e verës, një tavolinë e përshtatshme dhe një mbulesë tavoline.

Përgatitjet e lajmëtarëve:

  • Organizohu që të marrësh pjesë plotësisht në fushatën e Përkujtimit.

  • Bëj një listë me studentët biblikë, të afërmit, shokët e shkollës, kolegët e punës dhe të njohur të tjerë që dëshiron të ftosh.

  • Lexo dhe medito për pjesët e leximit nga Bibla për Përkujtimin.

  • Ji i gatshëm të mirëpresësh të ftuarit në Përkujtim.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo