Prezantojmë një temë, por lëmë dy revista
Çdo muaj, revistat tona trajtojnë një shumëllojshmëri temash interesante. Zakonisht është më mirë që në një shtëpi të prezantojmë vetëm një artikull, jo disa. Kur jemi vëzhgues dhe e dimë mirë përmbajtjen e revistave, mund të zgjedhim një temë nga Kulla e Rojës ose Zgjohuni! që do t’i interesojë të zotit të shtëpisë. Nëse shohim lodra fëmijësh nëpër shtëpi, mund të prezantojmë një artikull për familjen. Nëse del një burrë, mund të flasim rreth temave që u interesojnë atyre, për shembull, për një qeveri të mirë. Edhe pse prezantojmë vetëm një temë, në përgjithësi duhet t’ia lëmë të dyja revistat të zotit të shtëpisë nëse tregon interes.