Të përdorim Fletushkën Siti
Fletushka titullohet Ku mund t’i gjejmë përgjigjet për pyetjet e rëndësishme të jetës? Tri pyetje gjenden në faqen e fundit të fletushkës. Kur të krijohet mundësia, pyet personin cila i intereson më shumë e drejtoja vëmendjen te MËSIME BIBLIKE > PËRGJIGJE PËR PYETJE BIBLIKE te siti, për të gjetur përgjigjen. Atje do të marrë edhe përgjigjet e pyetjeve: çfarë është Mbretëria e Perëndisë? Çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë?
Mbaj gjithmonë me vete kopje të kësaj fletushke për t’i ndihmuar njerëzit të mësojnë për të ardhmen e mrekullueshme nën Mbretërinë e Perëndisë.