Të përdorim sitin në shërbim—«Përgjigje për pyetje biblike»
Te «Mësime biblike» në sitin jw.org/sq gjendet pjesa «Përgjigje për pyetje biblike». Nëse i njohim mirë këto pyetje që bëhen shpesh, mund ta drejtojmë të interesuarin te siti ynë për t’i dhënë përgjigje nga Shkrimet. Këto përgjigje mund t’i përdorim edhe për të filluar biseda në shërbim. Mund të zgjedhim një pyetje që u intereson njerëzve në territor, t’u kërkojmë mendimin dhe t’u tregojmë se çfarë thotë Bibla duke përdorur arsyetimin që bëhet te jw.org/sq. Më pas i shpjegojmë ose i tregojmë se ku e gjetëm atë informacion. Një mënyrë tjetër është ta lejojmë ta lexojë përgjigjen direkt nga siti. Gruaja e një mbikëqyrësi udhëtues ka pasur mjaft sukses me këtë prezantim: «Shumë njerëz mendojnë: ‘A duhet t’ia hedhim fajin Perëndisë për vuajtjet?’ A do të doje ta merrje përgjigjen vetëm në 51 sekonda?» Pastaj i tregon versionin audio të përgjigjes që ka shkarkuar në pajisjen e saj elektronike. Në fund i prezanton kapitullin 11 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?