Prezantime model
Kulla e Rojës 1 prill
«Sot po u ofrojmë këtë fletushkë të gjithëve në këtë lagje. [I japim të zotit të shtëpisë fletushkën A mund t’i besosh Biblës? dhe i bëjmë pyetjen në faqen e parë. I tregojmë përgjigjen në Bibël nga 2 Timoteut 3:16 dhe e ftojmë ta lexojë fletushkën kur të ketë kohë.] Shumë njerëz nuk e dinë që Bibla u jep përgjigje bindëse këtyre lloj pyetjeve. [I tregojmë pyetjet në fillim të artikullit të parë të Kullës së Rojës.] Kjo revistë shpjegon si t’i gjeni përgjigjet në Biblën tuaj.»
Zgjohuni! prill
«Sot po flasim shkurtimisht për familjet. Shumë njerëz janë të shqetësuar për ndryshimet që shohin brenda familjes. Në të kaluarën ishin prindërit që vendosnin, kurse tani në disa familje duket se vendosin fëmijët. A mendon se prindërit sot i disiplinojnë si duhet fëmijët? [Presim përgjigjen.] Bibla thotë se disiplina është e rëndësishme. [Lexojmë Proverbat 1:8.] Kjo revistë shqyrton mësimet e ekuilibruara që jep Bibla për disiplinimin e fëmijëve.»