TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Si të bësh komente të mira
Komentet e mira e ndërtojnë kongregacionin. (Ro 14:19) U sjellin dobi edhe atyre që komentojnë. (Pr 15:23, 28) Prandaj është mirë të përpiqemi të komentojmë të paktën një herë në çdo mbledhje. Sigurisht që nuk do të na e japin fjalën sa herë e ngremë dorën. Për këtë arsye, është më mirë të përgatitim disa komente.
Një koment i mirë . . .
është i thjeshtë, i qartë dhe i shkurtër. Në shumicën e rasteve zgjat 30 sekonda ose më pak.
është më i bukur kur thuhet me fjalët tona
nuk është përsëritje e një komenti të mëparshëm
Nëse komenton i pari, . . .
jep një përgjigje të thjeshtë e të drejtpërdrejtë
Nëse pyetja merr përgjigje, mund . . .
të tregosh si lidhet një shkrim i cituar me pikën që po shqyrtohet
të përmendësh si ndikon ajo pikë në jetën tonë
të shpjegosh si mund të përdoret informacioni për të ndihmuar të tjerët
të tregosh shkurtimisht një përvojë që nxjerr në pah një pikë kryesore