TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
«Ja ku jam! Më dërgo mua!»
Fryma e gatishmërisë që shfaqi Isaia vlen të imitohet. Ai tregoi besim dhe, kur ishte nevoja, u përgjigj menjëherë edhe pse nuk i dinte të gjitha hollësitë. (Is 6:8) A mund t’i përshtatni rrethanat që të shërbeni ku ka më shumë nevojë për lajmëtarë të Mbretërisë? (Ps 110:3) Sigurisht, është e domosdoshme ‘të llogariten shpenzimet’ për këtë lëvizje. (Lu 14:27, 28) Gjithsesi, jini të gatshëm të bëni sakrifica për hir të veprës së predikimit. (Mt 8:20; Mr 10:28-30) Siç u theksua në videon Transferohen për të shërbyer aty ku ka më shumë nevojë, bekimet që marrim në shërbim të Jehovait ua tejkalojnë ku e ku sakrificave që bëjmë.
PASI TË SHIHNI VIDEON, PËRGJIGJJUNI PYETJEVE VIJUESE:
Çfarë sakrificash bëri familja Uilliams që të shërbenin në Ekuador?
Çfarë faktorësh morën parasysh kur zgjodhën se ku do të shërbenin?
Çfarë bekimesh patën?
Ku mund të gjeni më tepër informacion për të shërbyer ku ka më shumë nevojë?
NË ADHURIMIN TJETËR FAMILJAR, DISKUTONI PYETJET VIJUESE:
Si mund ta zgjerojmë shërbimin si familje? (km 8/11 4-6)
Nëse nuk kemi mundësi të shërbejmë ku ka më shumë nevojë, si mund ta ndihmojmë kongregacionin tonë? (w16.03 23-25)