TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Nxirr më shumë dobi nga studimi personal
PSE KA RËNDËSI: Studimi personal i Fjalës së Perëndisë na ndihmon ‘të rrokim me mendje [ose të kuptojmë plotësisht] se cila është gjerësia, gjatësia, lartësia dhe thellësia’ e së vërtetës. (Ef 3:18) Gjithashtu na ndihmon të mbetemi të paqortueshëm dhe të patëmetë mes kësaj bote të ligë, si edhe ‘të mbahemi fort pas fjalës së jetës’. (Fi 2:15, 16) Përveç kësaj, materialin për studimin personal të Fjalës së Perëndisë, mund ta zgjedhim vetë sipas nevojave. Si mund të nxjerrim sa më shumë dobi nga leximi dhe nga studimi i Biblës?
SI TA ARRISH?
Nënvizo vargjet dhe bëj shënime në Biblën tënde për studim, në format të shtypur ose elektronik
Ndërsa lexon Fjalën e Perëndisë, pyet veten: «Kush? Çfarë? Kur? Ku? Pse? Si?»
Mblidh faktet. Përdor mjetet e kërkimit që ke në dispozicion dhe kërko sipas temave ose vargjeve të Biblës
Medito për atë që lexon, që të dallosh si zbatohet për ty
Zbatoji gjërat që po mëson.—Lu 6:47, 48
SHIHNI VIDEON ‘MBAHU FORT’ PAS FJALËS SË PERËNDISË—NËPËRMJET STUDIMIT PERSONAL TË EFEKTSHËM, PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE:
Si e kanë përshkruar disa studimin personal?
Pse duhet të fillojmë me lutje çdo herë që bëjmë studimin personal?
Si mund ta kuptojmë më mirë një fragment nga Bibla?
Ç’metodë mund të përdorim për të mbajtur shënime në Bibël?
Pse është jetësore të meditojmë kur studiojmë Biblën?
Çfarë duhet të bëjmë me gjërat që mësojmë?
«Oh, sa e dua ligjin tënd! Gjithë ditën e mbaj mendjen atje.»—Ps 119:97