BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp21 nr. 3 f. 4-5
  • Të ardhmen tënde—Çfarë e përcakton?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të ardhmen tënde—Çfarë e përcakton?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • ÇFARË BESOJNË SHUMË VETA
  • REZULTATET?
  • Një e ardhme e sigurt—Ëndrra e të gjithëve
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
  • A është astrologjia çelësi i së ardhmes suaj?
    Zgjohuni!—2005
  • Rimishërimi
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • A beson në rimishërimin?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
wp21 nr. 3 f. 4-5
Kolazh: 1. Një fallxhore i lexon letrat tarot një klienti. 2. Një busull feng shui dhe planimetria e një shtëpie. 3. Dikush u ofron ushqime, lule dhe temjan paraardhësve të vdekur.

Të ardhmen tënde—Çfarë e përcakton?

Shumë njerëz besojnë se e ardhmja e tyre është në dorë të disa fuqive të mbinatyrshme. Si rezultat, ndjekin praktika që besojnë se do t’ua përmirësojnë perspektivat për të ardhmen.

ÇFARË BESOJNË SHUMË VETA

ASTROLOGJIA: Disa besojnë se e ardhmja përcaktohet nga pozicioni i yjeve në momentin kur lindin. Ata lexojnë parashikimin e yjeve ose horoskopin për të zbuluar ç’do t’u ndodhë, dhe më pas bëjnë ç’të munden për të shmangur të keqen e për të gjetur sukses.

FENG SHUI: Të tjerë besojnë se çelësi i suksesit është të harmonizojnë ambientin me forcat e padukshme të natyrës. Lo Uing,a që jeton në Hong-Kong, thotë: «Një mjeshtër feng shui më tha se, po të vendosja një kristal të veçantë në një vend të caktuar në dyqan, do të fitoja më shumë pará.»

ADHURIMI I TË PARËVE: Të tjerë akoma besojnë se duhet të adhurojnë paraardhësit e tyre të vdekur ose perëndi të ndryshme, që të kenë mbrojtjen dhe bekimin e tyre. Uana, që jeton në Vietnam, thotë: «Besoja se po t’u bëja nderime paraardhësve të mi, do të merrja si shpërblim një jetë më të mirë tani dhe një të ardhme të sigurt për veten dhe fëmijët.»

RIMISHËRIMI: Shumë veta e konsiderojnë ekzistencën e njeriut si një cikël të pafund jetësh, vdekjesh dhe rilindjesh. Besojnë se e mira ose e keqja që përjetojnë tani, është rezultat i ngjarjeve të një jete të mëparshme.

Mjaft njerëz i konsiderojnë këto bindje si supersticione, por përsëri merren me leximin e dorës, horoskopin, letrat tarot, lojën ose tabelën Ouija® e të tjera si këto. Mendojnë se mbase ka shanse që të njohin të ardhmen nëpërmjet këtyre praktikave.

REZULTATET?

A kanë gjetur një jetë të mirë dhe një të ardhme të sigurt ata që u besojnë këtyre bindjeve dhe praktikave?

Shqyrtoni rastin e Hàos, që jeton në Vietnam. Ai iu drejtua për ndihmë astrologjisë, feng shuit dhe adhurimit të paraardhësve. A pati sukses? Hào thotë: «Biznesi im falimentoi, u zhyta në borxhe, pata konflikte në familje dhe isha i shkatërruar emocionalisht.»

Edhe Kiu Ming, nga Tajvani, besonte tek astrologjia, rimishërimi, fati, feng shui dhe adhurimi i të parëve. Por pasi i shqyrtoi me kujdes këto bindje, tha: «Kuptova se këto mësime dhe zakone bien ndesh me njëra-tjetrën dhe të bëjnë konfuz. Gjithashtu dallova se parashikimet e yjeve ishin shpesh të pasakta. Sa për rimishërimin, nëse nuk kujton asgjë nga jeta e mëparshme, si mund ta ndryshosh për mirë jetën tjetër?!»

«Kuptova se këto mësime dhe zakone bien ndesh me njëra-tjetrën dhe të bëjnë konfuz.»—KIU MING, TAJVAN

Ashtu si kanë kuptuar Hào, Kiu Ming dhe shumë të tjerë, e ardhmja jonë nuk përcaktohet nga fati, yjet, paraardhësit e vdekur ose rimishërimi. A do të thotë kjo se nuk e kemi fare në kontroll të ardhmen?

ZGJEDHJET KANË RËNDËSI

Ndonëse shumë nga gjërat që na ndodhin në jetë, nuk varen prej nesh, përvoja na ka treguar se zgjedhjet tona ndikojnë tek e ardhmja. Për shembull, pse i lajmë duart ose pse mbajmë maskë kur përhapet një sëmundje infektive, siç mund të jetë COVID-19? Sepse, kur zgjedhim të bëjmë kështu, mund të mbrojmë jetën. Është e qartë se zgjedhjet tona kanë rëndësi.

Sigurisht, duhet të bëjmë zgjedhje të mençura, nëse duam rezultate të mira. Rreth 2.000 vjet më parë, një mësues i mençur e shpjegoi kështu këtë pikë: «Çfarëdo që të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.»b

Shumë njerëz besojnë se për të garantuar një të ardhme më të mirë, duhet të rendin pas arsimimit akademik dhe pasurisë. Ç’rezultate kanë pasur disa që kanë bërë këtë zgjedhje?

a Në këtë artikull dhe në ata pasues, disa emra janë ndryshuar.

b Kjo shprehje gjendet në Biblën e Shenjtë, te Galatasve 6:7. Ky mendim pasqyrohet në disa shprehje të famshme orientale, si: «Mbill pjepra, do të vjelësh pjepra; mbill fasule, do të vjelësh fasule.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo