BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp21 nr. 3 f. 12-14
  • Një udhëzues i besueshëm për të ardhmen

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një udhëzues i besueshëm për të ardhmen
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • UDHËZIME NGA NJË BURIM SUPERIOR
  • Çfarë thotë Bibla?
    Zgjohuni!—2017
  • Mësime të vërteta që i pëlqejnë Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • E drejtë apo e gabuar: Bibla siguron drejtim të besueshëm
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2024 (Për publikun)
  • Ku mund të gjesh një udhëheqje të besueshme?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
wp21 nr. 3 f. 12-14
Një burrë po lexon Biblën.

Një udhëzues i besueshëm për të ardhmen

Siç u trajtua në artikujt e mëparshëm, shumë janë përpjekur të gjejnë një të ardhme më të mirë nëpërmjet gjërave të tilla, si fati, arsimimi, pasuria dhe duke qenë njerëz më të mirë. Megjithatë, të gjitha këto janë si një hartë e pasaktë për të mbërritur në një destinacion. A do të thotë kjo se nuk ka asnjë udhëzues të besueshëm për të ardhmen? Jo!

UDHËZIME NGA NJË BURIM SUPERIOR

Kur marrim vendime, zakonisht konsultohemi me dikë më të madh dhe më të mençur se ne. Po njësoj mund të gjejmë këshilla të besueshme për të ardhmen tonë nga një «Burim» që është shumë më i madh e më i mençur se ne. Ai na i ka vënë në dispozicion këto këshilla në një koleksion me shkrime të shenjta, që filloi të shkruhej rreth 3.500 vjet më parë dhe që quhet Bibël.

Pse mund t’i besosh Biblës? Sepse Autori i saj është Personi më i madh dhe më i mençur në univers. Ai përshkruhet si «i Lashti i Ditëve», i cili ekziston «nga përjetësia në përjetësi». (Danieli 7:9; Psalmi 90:2, shënimi) Ai është «Krijuesi i qiejve, Perëndia i vërtetë, Ai që formoi tokën». (Isaia 45:18) Ai na prezantohet me emrin e tij, Jehova.—Psalmi 83:18.

Bibla vjen nga Krijuesi i gjithë njerëzimit, ndaj nuk favorizon asnjë kulturë a racë në kurriz të tjetrës. Këshillat e saj nuk njohin kohë dhe u kanë sjellë dobi njerëzve nga çdo vend i botës. Ajo disponohet në më shumë gjuhë se çdo libër tjetër dhe është libri më i përhapur në botë.a Prandaj, kudo që ndodhen, njerëzit mund ta lexojnë fare lehtë dhe ta ndjekin drejtimin e saj. Këto fakte gjejnë mbështetje në pohimin e vetë Biblës:

«Perëndia nuk është i anshëm, por pranon nga çdo komb këdo që e nderon thellësisht dhe që bën atë që është e drejtë.»—VEPRAT 10:34, 35.

Ashtu si një prind i dashur nuk i lë pa drejtim fëmijët e tij, Perëndia Jehova është një Atë i dashur që na jep ndihmë nëpërmjet Fjalës së tij, Biblës. (2 Timoteut 3:16) Mund të kesh besim te Fjala e tij, sepse fundja ai na ka krijuar dhe e di ç’është më e mira për ne.

UDHËZUES I BESUESHËM

Kolazh: 1. Një burrë në trenin e metrosë po lexon në smartfonin e tij. 2. Në smartfon ka hapur Biblën.

Mund të jemi të sigurt se Bibla është një udhëzues i besueshëm për të ardhmen, sepse, rreth 2.000 vjet më parë, paratha me saktësi disa ngjarje botërore dhe sjellje që shohim sot.

NGJARJE

«Do të ngrihet komb kundër kombi dhe mbretëri kundër mbretërie, do të ketë tërmete të mëdha, mungesa ushqimi dhe murtaja.»—LUKA 21:10, 11.

SJELLJE

«Në ditët e fundit do të ketë kohë kritike, të vështira për t’u përballuar. Njerëzit do të jenë të dashuruar me veten, lakmues parash, mburravecë, fodullë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të pabesë, pa përzemërsi të natyrshme, nuk do të jenë të gatshëm për asnjë marrëveshje, shpifës, pa vetëkontroll, të egër, pa dashuri për mirësinë, tradhtarë, kokëkrisur, të krekosur, që duan kënaqësitë dhe jo Perëndinë.»—2 TIMOTEUT 3:1-4.

Në ç’përfundim arrin kur sheh se Bibla përshkroi me kaq saktësi shumë kohë më parë çfarë po ndodh sot? Pa dyshim që bie dakord me Li Ung nga Hong-Kongu, që thotë: «Profecitë e Biblës u shkruan shumë kohë më parë, ndaj është e pamundur që një njeri t’i ketë parashikuar me kaq saktësi. Bibla duhet të jetë frymëzuar nga dikush shumë më superior se ne.»

Në Bibël gjenden me qindra profeci të plotësuara, të cilat pa dyshim vërtetojnë se është Fjala e Perëndisë.b «Unë jam Perëndia dhe s’ka asnjë të ngjashëm me mua,—thotë Jehovai.—Unë e them përfundimin që në fillim.» (Isaia 46:9, 10) Prandaj është me vend t’i besosh asaj që thotë Bibla për të ardhmen.

UDHËZIME QË TË SJELLIN DOBI SOT E PËRGJITHMONË

Prindërit me dy fëmijët e tyre shëtitin të lumtur të kapur prej dore, në një livadh.

Kur ndjek udhëzimet që gjenden në Shkrimet e Shenjta, nxjerr shumë dobi personalisht. Të shohim disa shembuj.

PIKËPAMJE TË EKUILIBRUAR PËR PARATË DHE PUNËN

«Është më mirë të kesh një grusht me pushim, sesa dy grushte me mund dhe të rropatesh pas erës.»—EKLISIASTIU 4:6.

JETA FAMILJARE

«Secili nga ju duhet ta dojë gruan si veten, dhe gruaja duhet të ketë respekt të thellë për burrin.»—EFESIANËVE 5:33.

RAPORTET ME TË TJERËT

«Lëre zemërimin dhe largohu nga tërbimi; mos u acaro e mos bëj keq.»—PSALMI 37:8.

Po të zbatosh atë që thotë Bibla, do të kesh një jetë të lumtur tani dhe një të ardhme të sigurt. Në Bibël gjendet premtimi i Perëndisë për një të ardhme të mrekullueshme . . .

ME PAQE DHE SIGURI

«[Atyre] do t’u kënaqet shpirti me paqen e pafund.»—PSALMI 37:11.

ME STREHIM DHE USHQIM PËR TË GJITHË

«Ata do të ndërtojnë shtëpi e do të jetojnë në to, do të mbjellin vreshta e do të hanë frytin e tyre.»—ISAIA 65:21.

PA SËMUNDJE E VDEKJE

«Nuk do të ketë më vdekje. Nuk do të ketë më as vajtim, as klithmë, as dhembje.»—ZBULESA 21:4.

Ç’duhet të bësh që të kesh këtë të ardhme? Të shohim artikullin vijues.

a Për hollësi rreth përkthimit dhe përhapjes së Biblës, shko te www.pr2711.com dhe shih te MËSIME NGA BIBLA > HISTORIA DHE BIBLA.

b Për më shumë hollësi, shih kapitullin 9 të librit Bibla—Fjala e Perëndisë apo e njerëzve?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait. Disponohet online në www.pr2711.com. Shih te BIBLIOTEKË > LIBRA DHE BROSHURA.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo