REPUBLIKA DOMENIKANE
Jehovai ka hapur kaq shumë zemra
Leonardo Amori
LINDUR: 1943
PAGËZUAR: 1961
TË DHËNA: E mësoi të vërtetën në adoleshencë dhe i ka shërbyer Jehovait mbi 50 vjet në shërbimin e plotkohor.
RRETH një muaj pas vrasjes së Truhijos, më 1961, u pagëzova ndërsa studioja për drejtësi. Im atë donte të punoja në një zyrë avokatie, mirëpo kuptova epërsinë e arsimimit hyjnor. Kështu, pavarësisht nga presioni i tim eti, e lashë universitetin. Shpejt pas kësaj u caktova si pionier special.
Një nga caktimet ishte në La Vegë, prej kohësh bastion i katolikëve. Gjatë qëndrimit atje asnjë nuk e pranoi të vërtetën. Kur mbajta një fjalim publik, auditori im i vetëm ishte shoku i shërbimit. Prapëseprapë, Jehovai më mbështeti me anë të studimit personal të Biblës, asambleve dhe lutjeve të zjarrta. Kur lutesha, e pyesja Jehovain nëse në La Vegë do të kishte ndonjëherë kongregacion. Sa i kënaqur jam t’ju raportoj se tani atje ka 6 Salla Mbretërie, 14 kongregacione dhe më se 800 lajmëtarë të Mbretërisë.
Më 1965 u martova me Anxhelën, dhe në vitin 1981 na ftuan në Bethel. Kur u pagëzova, në Republikën Domenikane ishin vetëm 681 lajmëtarë. Sot kemi më shumë se 36.000 lajmëtarë dhe mijëra mblidhen në asamble e kongrese. Kur kthej sytë pas, mrekullohem teksa shoh si Jehovai ka hapur kaq shumë zemra që të pranojnë të vërtetat biblike.
Komiteti i Degës, nga e majta në të djathtë: Reiner Tompsoni, Huan Krispini, Tomas Dini, Leonel Peguero, Leonardo Amori dhe Riçard Stodardi