BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yb15 f. 19-f. 23 par. 1
  • Një Bibël që i reziston kohës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një Bibël që i reziston kohës
  • Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2015
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Probleme me kapakët që përthyheshin
  • Përkthimi Bota e Re në më shumë gjuhë
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2016
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2014
  • Dëshmi e dashurisë, e besimit dhe e bindjes
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Prodhimi i librit më të rëndësishëm të të gjitha kohërave
    Si përdoren dhurimet e tua
Shih më tepër
Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2015
yb15 f. 19-f. 23 par. 1
Figura në faqen 19

NGJARJE TË SPIKATSHME NGA VITI I KALUAR

Një Bibël që i reziston kohës

PËR Dëshmitarët e Jehovait nuk ka libër më të rëndësishëm se Bibla. E studiojmë rregullisht dhe e përdorim që t’u mësojnë të tjerëve lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë. (Mat. 24:14) Prandaj, Dëshmitarët bënë të pamundurën që botimi i rishikuar i 2013-s i Shkrimeve të Shenjta—Përkthimi Bota e Re të ishte edhe me pamje dinjitoze, edhe t’i rezistonte kohës.

Kur përfaqësues të personelit të shtypshkronjës sonë në Uollkill, Nju-Jork, SHBA, i diskutuan planet me shefin e një kompanie libralidhjeje, ai u tha: «S’ka si të bëhet një Bibël siç e doni ju.» Pastaj shtoi: «Është një e vërtetë e hidhur, por shumica e Biblave bëhen enkas për të zbukuruar një tryezë a një raft, jo që të jenë shumë rezistente.»

Disa botime të mëparshme të Përkthimit Bota e Re prisheshin kollaj. Teksa përpiqeshin të prodhonin një Bibël që t’i bënte ballë përdorimit të shpeshtë në çdo lloj moti, punonjësit e shtypshkronjës analizuan materialet për kapakun, ngjitësit dhe metodat e libralidhjes. Bazuar te rezultatet e kërkimeve, prodhuan mostra të Biblës dhe ua dërguan për provë në terren Dëshmitarëve në vende me klimë nga më ekstremet.

Pas gjashtë muajsh, Biblat i kthyen për t’i analizuar dhe vëllezërit bënë ca përmirësime e dërguan një sasi tjetër mostrash. U provuan më shumë se 1.690 Bibla. Disa prej tyre u keqtrajtuan pa dashje. Për shembull, njërën e shtypi një makinë, një tjetër e harruan tërë natën jashtë në shi dhe një tjetër akoma e përmbytën ujërat e një uragani.

Më 2011, ndërsa bëheshin provat në terren, u ble një pajisje e re libralidhjeje me shpejtësi të madhe për shtypshkronjat në Uollkill dhe në Ebinë, Japoni. Kështu jo vetëm që duhej prodhuar sasia e nevojshme për tirazhin e parë, por duhej edhe që Biblat në të dy shtypshkronjat të ngjanin fiks njësoj.

Probleme me kapakët që përthyheshin

Figura në faqen 21

Në fillim kapakët përthyheshin

Në fillim të 2012-s dy shtypshkronjat nisën shtypjen e botimit të 1984-s të Përkthimit Bota e Re, duke përdorur material të ri për kapakun. Mirëpo, pajisjet e reja përdornin për veshjen e brendshme të kapakut një material dhe një ngjitës të paprovuar në terren. Këta kapakë përthyheshin tepër, ndaj shtypja e tyre u ndërpre.

Prodhuesit e njërit prej materialeve thanë se përthyerja ishte problem i njohur në industrinë e libralidhjes, prandaj mendonin se s’kishte zgjidhje. Megjithatë, në vend që të ktheheshin te kapaku i ngurtë, vëllezërit ishin të vendosur të prodhonin një Bibël me kapak elastik, rezistent e me pamje dinjitoze. Pasi provuan për katër muaj gjithfarë kombinimesh të ngjitësit dhe të materialit për veshjen e brendshme, gjetën një kombinim me të cilin mund të rifillonte prodhimi—kësaj here për Bibla me kapak elastik që nuk do të dëmtoheshin.

Figura në faqen 22

Makina e libralidhjes në shtypshkronjën e Uollkillit

Ishte programuar që botimi i rishikuar i Përkthimit Bota e Re të dilte më 5 tetor 2013, në mbledhjen vjetore të Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania. Shtypshkronjat e morën materialin elektronik përfundimtar për Biblën e re të premten, më 9 gusht 2013 dhe shtypja nisi të nesërmen. Bibla e parë e plotë u prodhua më 15 gusht. Gjatë shtatë javëve vijuese, shtypshkronjat në Uollkill dhe Ebinë punuan ditë e natë që të prodhonin e të transportonin mbi 1.600.000 Bibla. Kështu, çdokush që do të ndiqte mbledhjen vjetore do të merrte një kopje.

Bibla e re është e bukur dhe rezistente, por mesazhi i saj jetëdhënës është akoma më tërheqës. Një ditë pasi mori Biblën e re, një motër nga Shtetet e Bashkuara shkroi: «Falë botimit të ri, arrij ta kuptoj më mirë Biblën.»

Përkthimi i Biblës

Deri më 31 gusht 2014 Përkthimi Bota e Re është përkthyer i plotë a pjesërisht në 124 gjuhë. Më poshtë renditen botimet që dolën gjatë vitit të shërbimit 2014.

KUR U BOTUA

KU U BOTUA

GJUHA

BOTIMI

6 shtator 2013

Afrika e Jugut

Suati

Shkrimet Greke

20 shtator 2013

Paraguai

Guarani

Shkrimet Greke

17 janar 2014

Timori-Lindor

Tetume

Shkrimet Greke

5 korrik 2014

Ukrainë

Ukrainase

Bibla e plotë

8 gusht 2014

Estoni

Estone

Bibla e plotë

22 gusht 2014

Britani

Perse

Shkrimet Greke

22 gusht 2014

Zambie

Çitonge

Bibla e plotë

22 gusht 2014

Zambie

Kikaonde

Bibla e plotë

29 gusht 2014

Kenia

Luo

Shkrimet Greke

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo