BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yb17 f. 128-129
  • Im shoq s’reshtte së lexuari!

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Im shoq s’reshtte së lexuari!
  • Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
  • Material i ngjashëm
  • Gjeorgjia: Një trashëgimi e lashtë e ruajtur
    Zgjohuni!—1998
  • Dobitë e leximit të përditshëm të Biblës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Kur e lexojnë dhe si përfitojnë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Si të nxjerrësh më shumë dobi nga Bibla?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
Shih më tepër
Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
yb17 f. 128-129

GJEORGJIA

Im shoq s’reshtte së lexuari!

Marina Kopaliani

  • LINDUR: 1957

  • PAGËZUAR: 1990

  • TË DHËNA: Marina dhe i shoqi, Badri, u bënë lajmëtarë të papërtuar ndërkohë që rritnin dy djem. Më vonë, Badri shërbeu në Komitetin e Vendit dhe qëndroi besnik deri në fund të jetës, në vitin 2010.

Marina Kopaliani

NË VITIN 1989, unë dhe im shoq takuam Dëshmitarët te komshinjtë. Vëlla Givi Barnadzeja, i cili studionte me komshiun tonë, nuk kishte një Bibël të vetën, pasi në atë kohë ishte e vështirë të gjeje Bibla në Gjeorgji.

Na pëlqeu ajo që dëgjuam dhe donim të gjenim një Bibël. Kur im shoq takoi vëllanë e tij të gjakut, i tha se po kërkonte një Bibël. Për habinë e tij, vëllai iu përgjigj se sapo kishte blerë një version të ri të Biblës në gjeorgjisht dhe se do t’ia dhuronte me kënaqësi.

Kur u kthye në shtëpi, Badri u ul në tavolinë dhe lexoi Biblën deri në muzg. Me t’u zgjuar ditën tjetër, vazhdoi leximin. U ktheva nga puna dhe prapë e gjeta në tavolinë duke lexuar Shkrimet. S’reshtte së lexuari! Prandaj i sugjerova që të merrte ca ditë pushim e të përfundonte leximin. Shpejt e përfundoi të gjithë Biblën.

Kur më vonë filluam studimin e librit E vërteta që të çon në jetën e përjetshme me vëlla Barnadzen, ishim shumë të kënaqur që kishim Biblën tonë. Gjërat shkuan mirë sepse as ne nuk kishim librin E vërteta, as mësuesi nuk kishte Bibël. Rreth një vit më vit vonë, unë dhe Badri u pagëzuam.

Marina dhe Badri Kopaliani
    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo