BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • yb17 f. 6-10
  • Ngjarje të spikatshme nga viti i kaluar

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ngjarje të spikatshme nga viti i kaluar
  • Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Selia botërore dhe vendndodhja e re e zyrës së degës
  • Si po ecën projekti në Uoruik?
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2016
  • Një organizatë në lëvizje
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2014
  • Përparim i shpejtë në Uoruik
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2015
  • U paraqitën vullnetarisht për të shërbyer​—në Nju-Jork
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
Shih më tepër
Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2017
yb17 f. 6-10
Recepsioni dhe kulla në oborr në selinë botërore në Uoruik, Nju-Jork

Uoruik, Nju-Jork: Selia botërore

Ngjarje të spikatshme nga viti i kaluar

TEKSA bota e Satanait përballet me fatkeqësi njëra pas tjetrës, adhuruesit e vërtetë të Jehovait vazhdojnë të kenë «shumë për të bërë në veprën e Zotërisë». (1 Kor. 15:58) Raportet vijuese tregojnë se si Dëshmitarët e Jehovait anembanë botës përpiqen të kenë ‘besim te Jehovai, të bëjnë të mira . . . , dhe të veprojnë me besnikëri’.​—Psal. 37:3.

Selia botërore dhe vendndodhja e re e zyrës së degës

Zgjerimi i godinave në Uollkill, Nju-Jork, përfundoi më 1 shkurt 2016 dhe si rezultat atje u transferuan Komiteti i Degës së Shteteve të Bashkuara, Reparti i Shërbimit, si dhe reparte të tjera të degës së Shteteve të Bashkuara. Ndërsa punës në selinë e re botërore në Uoruik po i vjen fundi, familja Bethel në Bruklin ka ndërmarrë nismën gjigante për t’u shpërngulur nga Nju-Jorku në periferi të tij.

Hartë e kompleksit të Bethelit në Shtetet e Bashkuara; godina e Uollkillit; kulla në oborr dhe pamje e përfunduar e Uoruikut

Të hënën, më 3 prill 2017, selia botërore në Uoruik do të jetë e hapur për vizita. Një nga këto vizita do të jetë me ciceron dhe tri pa ciceron.

  1. «Bibla dhe emri hyjnor» ekspozon Bibla të rralla dhe thekson faktin se emri i Perëndisë gjendet në Shkrime

  2. «Një popull për emrin e Jehovait» paraqet foto historike të trashëgimisë së Dëshmitarëve të Jehovait, të cilat tregojnë se si Jehovai gradualisht e ka udhëzuar, mësuar dhe organizuar popullin e vet që të bëjë vullnetin e tij.

  3. «Selia botërore​—Besimi në veprim» është një ekspozitë interaktive, që shpjegon çfarë bëjnë komitetet e Trupit Udhëheqës për të ndihmuar adhuruesit e Jehovait që të mblidhen së bashku, të bëjnë dishepuj, të marrin ushqim besimforcues dhe të tregojnë dashuri për njëri-tjetrin.

Këto vizita pa ciceron do të bëhen nga e hëna në të premte, nga ora 8:00 deri në orën 16.00. Gjithashtu, vizitorët do të kënaqen me një vizitë prej 20 minutash me ciceron, ku do të shohin disa pjesë nga godinat e shërbimeve, nga zyrat e administratës dhe nga ambientet e Bethelit. Kurse vizitat e shkurtra me ciceron do të bëhen nga e hëna në të premte, nga ora 8:00 deri në 11:00 dhe nga ora 13:00 deri në 16:00.

Para se të planifikoni vizitën, ju lutemi hyni te siti jw.org dhe shihni te pjesa PËR NE > ZYRAT DHE VIZITAT > Shtetet e Bashkuara.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo