BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwhf artikulli 35
  • Si ta shmangësh «divorcin gri»?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si ta shmangësh «divorcin gri»?
  • Ndihmë për familjen
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Cilat janë shkaqet e divorcit gri?
  • Ç’mund të bësh?
  • A është i mundur pajtimi?
    Zgjohuni!—1999
  • Alternativa e divorcit
    Zgjohuni!—1999
  • Kur një miqësi kalon cakun
    Zgjohuni!—2013
  • Shtëpi e ndarë: Si ndikon divorci tek adoleshentët?
    Zgjohuni!—2009
Shih më tepër
Ndihmë për familjen
ijwhf artikulli 35
Një çift i palumtur i moshuar janë ulur larg njëri-tjetrit. Të dy i kanë hedhur sytë diku larg.

NDIHMË PËR FAMILJEN | MARTESA

Si ta shmangësh «divorcin gri»?

Nga 1990-a deri në 2015-n, në Shtetet e Bashkuara u dyfishua numri i divorceve për moshat mbi 50 vjeç dhe u trefishua për ato mbi 65 vjeç. Situata është e ngjashme edhe në shumë vende të Evropës. Studiuesit kanë krijuar shprehjen «divorci gri» për të përshkruar numrin gjithnjë e në rritje të divorceve mes personave të njëfarë moshe. Cilat janë shkaqet e «divorcit gri»? Ç’mund të bësh që ky fenomen të mos infektojë martesën tënde?

Në këtë artikull

  • Cilat janë shkaqet e divorcit gri?

  • Ç’mund të bësh?

  • Pyetje për diskutim

Cilat janë shkaqet e divorcit gri?

  • Shpesh, çiftet në moshë divorcohen thjesht sepse, ndër vite, marrëdhënia mes tyre është ftohur. Me kalimin e kohës, disa burra e gra kanë zhvilluar interesa të ndryshme dhe duket sikur nuk kanë më shumë gjëra të përbashkëta. Në raste të tjera, pasi fëmijët kanë dalë në shtëpi më vete, bashkëshortët mund të kuptojnë se kanë qenë të përqendruar për një kohë kaq të gjatë te roli si baba dhe nënë, sa kanë harruar ç’do të thotë të jesh burrë e grua.

  • Dekadat e fundit, ata që konsiderohen ekspertë në fushën e martesës i kanë këshilluar bashkëshortët të përqendrohen te nevojat individuale. «A më bën të lumtur martesa?» «A po më bën një person më të mirë?» «A m’i plotëson bashkëshorti nevojat emocionale?» Nëse përgjigjja për këto pyetje është jo, atëherë, sipas mentalitetit të sotëm, duhet të bësh atë që është më e mira për ty, pra të divorcohesh dhe të fillosh një jetë të re.

  • Divorci e ka humbur stigmën që kishte dikur. Sociologu Erik Klajnenberg shkruan: «Jo shumë kohë më parë, dikush që ishte i pakënaqur me bashkëshortin dhe donte të divorcohej, duhej ta justifikonte këtë vendim. Kurse sot ndodh e kundërta: nëse nuk ndihesh i plotësuar në martesë, duhet të japësh justifikime pse nuk po divorcohesh, ngaqë presioni social për të qenë i mirë me veten është shumë i madh.»a

E vërteta është se shpesh divorci thjesht të heq disa probleme, ama të sjell të tjera. Për shembull, një studim zbuloi se «divorci gri shpesh shkakton probleme të mëdha financiare, sidomos për gratë».

Ka edhe diçka tjetër që duhet marrë parasysh. «Edhe nëse po mendon të ndryshosh jetën tënde, mos harro se ti je po i njëjti,—thotë një libër.—Çfarë ke bërë për të ndryshuar mënyrën e komunikimit që nuk funksionon me bashkëshortin? Çfarë ke bërë për të ndryshuar mënyrën si i trajton mosmarrëveshjet?»b—Libri Don’t Divorce (Mos u divorco).

Ç’mund të bësh?

  • Prano faktin që gjërat ndryshojnë. Asnjë marrëdhënie nuk qëndron gjithmonë njësoj. Marrëdhënia me bashkëshortin mund të ketë ndryshuar ngaqë fëmijët janë larguar ose ngaqë keni zhvilluar interesa të ndryshme. Në vend që të përqendroheni si ishin gjërat në të kaluarën, mendoni si t’i përmirësoni gjërat tani e tutje.

    Një çift në njëfarë moshe janë ulur në tavolinën e ngrënies. Gruaja po sheh fotografinë e familjes ku janë bashkë me djalin e tyre, ndërsa burri po sheh karrigen bosh pranë tavolinës.

    Parim nga Bibla: «Mos thuaj: ‘Si ka mundësi që ditët e kaluara ishin më të mira se të tanishmet?’, sepse kjo pyetje nuk është aspak e mençur.»—Eklisiastiu 7:10.

  • Forconi miqësinë me njëri-tjetrin. A mund të zhvillosh interes për diçka që i intereson bashkëshortit tënd, ose a mund ta përfshish në gjëra që të pëlqejnë ty? A mund të krijoni hapësirë për aktivitete të reja që ju pëlqejnë të dyve? Synimi duhet të jetë të kaloni më shumë kohë së bashku, me qëllim që të ndiheni më shumë si burrë e grua, sesa si dy njerëz që thjesht banojnë në të njëjtën shtëpi.

    Një çift në moshë po punojnë së bashku të lumtur në kopsht.

    Parim nga Bibla: «Secili të vazhdojë të kërkojë jo interesin e vet, por atë të tjetrit.»—1 Korintasve 10:24.

  • Mos i harroni rregullat e mirësjelljes. Edhe nëse keni vite martesë, vazhdoni të bëni gjeste kortezie. Flitini me respekt njëri-tjetrit dhe përpiquni të jeni të sjellshëm siç ishit kur po njiheshit. Thoni «të lutem» dhe «faleminderit». Shpreheni rregullisht dashurinë dhe tregoni mirënjohje për gjërat që bën bashkëshorti për ju.

    Një burrë në moshë po mban çadrën për gruan dhe po hap derën e makinës për të.

    Parim nga Bibla: «Jini zemërmirë me njëri-tjetrin [dhe] zemërdhembshur.»—Efesianëve 4:32.

  • Kujtoni kohët e bukura. Shihni së bashku fotografitë e dasmës ose të momenteve të tjera të bukura që keni kaluar të dy. Kjo mund t’ju ndihmojë të ruani e madje të rindizni dashurinë dhe respektin për njëri-tjetrin.

    Një çift i moshuar dhe i lumtur teksa shohin së bashku albumin e fotografive.

    Parim nga Bibla: «Secili nga ju duhet ta dojë gruan si veten, dhe gruaja duhet të ketë respekt të thellë për burrin.»—Efesianëve 5:33.

a Nga libri Going Solo—The Extraordinary Rise and Surprising Appeal of Living Alone.

b E vetmja bazë për divorc sipas Biblës është imoraliteti seksual. (Mateu 19:5, 6, 9) Shih artikullin: «A e lejon Bibla divorcin?»

Pyetje për diskutim

Në fillim, secili bashkëshort mund t’i shqyrtojë më vete pyetjet e mëposhtme. Pastaj diskutojini përgjigjet me njëri-tjetrin.

  • Çfarë cilësish të bënë për vete te njeriu me të cilin u martove?

  • Me kalimin e kohës, cilat ndryshime ke vënë re te marrëdhënia juaj?

  • Çfarë ndryshimesh do të doje të shihje në martesën tënde?

  • Si mund ta forcosh miqësinë me bashkëshortin?

  • Çfarë mund të bëjë bashkëshorti për të forcuar miqësinë tuaj?

  • Cilat gjeste të vogla kortezie do të çmoje nga bashkëshorti?

  • Cilat janë disa aktivitete ku mund të merrni pjesë të dy?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo