BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 45
  • Rusia sulmon Ukrainën

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Rusia sulmon Ukrainën
  • Tema të tjera
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Ç’domethënie kanë ngjarje të tilla sipas Biblës?
  • Pse mund ta shohësh me shpresë të ardhmen?
  • Kush është sot «mbreti i veriut»?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • Feja dhe lufta në Ukrainë—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • Lufta në Ukrainë hyn në vitin e dytë—Çfarë shprese jep Bibla?
    Tema të tjera
  • «Mbreti i veriut» në kohën e fundit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
Shih më tepër
Tema të tjera
mrt artikulli 45
Hartë e Ukrainës dhe e vendeve fqinje.

QËNDRONI VIGJILENTË!

Rusia sulmon Ukrainën

Orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit 2022, Rusia nisi sulmin ushtarak kundër Ukrainës, pavarësisht nga përpjekjet e udhëheqësve të botës për të shmangur luftën. Si mund të ndikojë në të gjithë botën ky konflikt ushtarak? Pak ditë më parë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterresi, u shpreh: «Vuajtjet njerëzore, shkatërrimi dhe dëmi ndaj sigurisë evropiane dhe globale do të jenë një çmim i paimagjinueshëm për t’u paguar.»

Ç’domethënie kanë ngjarje të tilla sipas Biblës?

  • Jezu Krishti paratha një kohë kur «do të ngrihet komb kundër kombi dhe mbretëri kundër mbretërie». (Mateu 24:7) Lexo artikullin «Çfarë është shenja e ‘ditëve të fundit’ ose e ‘kohës së mbarimit’?» që të kuptosh se si po e përmbushin profecinë e Jezuit luftërat e sotme.

  • Libri i Zbulesës në Bibël e paraqet luftën si një kalorës mbi një ‘kalë me ngjyrë të kuqe zjarr’ i cili ‘heq paqen nga toka’. (Zbulesa 6:4) Lexo artikullin «Cilët janë katër kalorësit?» që të kuptosh si zbatohet kjo profeci për luftërat sot.

  • Libri i Danielit paratha se «mbreti i veriut» dhe «mbreti i jugut» do të ishin rivalë me njëri-tjetrin. (Danieli 11:25-45) Shih videon Përmbushet profecia—Danieli Kapitulli 11 që të mësosh pse themi se Rusia dhe aleatët e saj janë mbreti i veriut.a

  • Edhe Zbulesa përshkruan «luftën e ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm». (Zbulesa 16:14, 16) Megjithatë, kjo nuk është një luftë mes kombesh, si ajo që po shohim tani. Që të mësosh më shumë për ngjarjet e së ardhmes, lexo artikullin «Çfarë është beteja e Harmagedonit?»

Pse mund ta shohësh me shpresë të ardhmen?

  • Bibla thotë se Zoti ‘do të shuajë luftërat anembanë tokës’. (Psalmi 46:9) Që të mësosh më shumë për të ardhmen që premton Perëndia, lexo artikullin «Shpresë e sigurt për një të ardhme më të mirë».

  • Jezui i mësoi dishepujt që të luteshin të vinte Mbretëria e Perëndisë. (Mateu 6:9, 10) Kjo Mbretëri është një qeveri qiellore që do të përmbushë vullnetin e Perëndisë për tokën, ku përfshihet edhe paqja në botë. Që të mësosh se çfarë të mirash të sjell ty Mbretëria, shih videon Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?

Në Ukrainë ka më tepër se 129.000 Dëshmitarë të Jehovait. Si në çdo vend tjetër, edhe në Ukrainë, Dëshmitarët imitojnë Jezuin duke qëndruar asnjanës në politikë dhe duke mos shkuar në luftë. (Gjoni 18:36) Në të gjithë botën Dëshmitarët e Jehovait vazhdojnë të predikojnë ‘lajmin e mirë për Mbretërinë’ si e vetmja zgjidhje për problemet e njerëzimit, përfshirë luftën. (Mateu 24:14) Të ftojmë të na kontaktosh që të mësosh më tej për mesazhin e shpresës nga Bibla.

a Për një informacion më të hollësishëm për këtë profeci, shih artikujt «‘Mbreti i veriut’ në kohën e fundit» dhe «Kush është sot ‘mbreti i veriut’?»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo