BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 48
  • Feja dhe lufta në Ukrainë—Çfarë thotë Bibla?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Feja dhe lufta në Ukrainë—Çfarë thotë Bibla?
  • Tema të tjera
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Historia e përfshirjes së fesë në luftë
  • A duhet ta përkrahin luftën fetë e krishtere?
  • Çfarë do të ndodhë me fetë që nxitin luftën?
  • Të krishterët dhe lufta—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • Lufta në Ukrainë hyn në vitin e dytë—Çfarë shprese jep Bibla?
    Tema të tjera
  • Rusia sulmon Ukrainën
    Tema të tjera
  • Sigurojnë ndihma në mes të një bote me «luftëra dhe lajme luftërash»
    Si përdoren dhurimet e tua
Shih më tepër
Tema të tjera
mrt artikulli 48
Kolazh: 1. Patriarku Kirill i Moskës, Rusi. 2. Mitropoliti Epifani I i Kievit, Ukrainë.

QËNDRONI VIGJILENTË!

Feja dhe lufta në Ukrainë—Çfarë thotë Bibla?

Kushtoju vëmendje disa lajmeve të kohëve të fundit për udhëheqës të shquar fetarë dhe për luftën në Ukrainë:

  • «Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill, nuk ka thënë asnjë fjalë kundër sulmit të Rusisë. . . . Fushata propaganduese e Kishës së tij për Ukrainën është përdorur nga Putini si justifikim për luftën.»—EUobserver, 7 mars 2022.

  • «Patriarku Kirill . . . ka dhënë mesazhin më të fortë deri tani për të justifikuar sulmin e shtetit të tij kundër Ukrainës, duke e përshkruar konfliktin si pjesë e luftës kundër mëkatit.»—AP News, 8 mars 2022.

  • «Kreu i Kishës Ortodokse Ukrainase, Mitropoliti Epifani I i Kievit, të hënën i dha bekimin popullit të tij që ‘të luftonin kundër agresorëve rusë’ . . . [Ai] pohoi gjithashtu se nuk është mëkat të vrasësh ushtarë rusë.»—Jerusalem Post, 16 mars 2022.

  • «Ne [Këshilli Ukrainas i Kishave dhe i Organizatave Fetare (UCCRO)] mbështetim Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe të gjithë ata që mbrojnë vendin tonë, u japim bekimin për mbrojtjen e Ukrainës nga agresorët dhe lutemi për ta.»—Deklaratë e UCCRO-sëa, 24 shkurt 2022.

Si mendon? A duhet t’i nxisin besimtarët të shkojnë në luftë fetë që pohojnë se ndjekin Jezu Krishtin? Çfarë thotë Bibla?

Historia e përfshirjes së fesë në luftë

Historia ka treguar se shpesh feja ka toleruar, ka justifikuar a madje ka nxitur luftën, ndërkohë që pretendonte se është përpjekur të promovojë paqen. Për dekada me radhë, Dëshmitarët e Jehovait e kanë demaskuar këtë hipokrizi fetare. Shqyrtoni çfarë kemi thënë për këtë çështje në botimet tona.

  • Artikulli «Kryqëzatat—Një ‘iluzion tragjik’», në anglisht, tregon se Kisha Katolike e Romës ishte përgjegjëse për masakrat që u kryen në emër të Zotit dhe të Krishtit.

  • Artikulli «Kisha Katolike në Afrikë», në anglisht, përshkruan se si feja nuk e ndaloi luftën mes fiseve, e madje as gjenocidin.

  • Artikujt «A ka faj feja?», «Roli i fesë në luftërat e njerëzimit», në anglisht, dhe «Feja mban anë», në anglisht, shpjegojnë se si në shumë luftëra kleri katolik, ortodoks dhe protestant ka përkrahur të dyja palët e përfshira në konflikt.

A duhet ta përkrahin luftën fetë e krishtere?

Çfarë mësoi Jezui: «Duaje të afërmin tënd si veten.» (Mateu 22:39) «Vazhdoni të doni armiqtë tuaj.»—Mateu 5:44-47.

Mendo pak: A mund të pohojë një fe se u bindet urdhërimeve të Jezuit për dashurinë, e njëkohësisht të nxitë besimtarët e saj të vrasin të tjerët në luftë? Për të gjetur përgjigjen, lexo artikujt «Të krishterët e vërtetë dhe lufta», në anglisht, dhe «A është e mundur ta duash armikun tënd?»

Çfarë tha Jezui: «Mbretëria ime nuk është pjesë e kësaj bote. Nëse Mbretëria ime do të ishte pjesë e kësaj bote, dishepujt e mi do të kishin luftuar që të mos . . . dorëzohesha.» (Gjoni 18:36) «Të gjithë ata që marrin shpatën, nga shpata do të vdesin.»—Mateu 26:47-52.

Mendo pak: Nëse të krishterët nuk duhej të luftonin as për të mbrojtur Jezuin, a ka kuptim të marrin armët për ndonjë arsye tjetër? Lexo artikullin «A duhet të përfshihen në luftë të krishterët?» për të kuptuar si e ndoqën me besnikëri të krishterët e shekullit të parë shembullin e Jezuit dhe si i zbatuan mësimet e tij.

Çfarë do të ndodhë me fetë që nxitin luftën?

Bibla mëson se Zoti nuk i pranon fetë që pohojnë se respektojnë Jezuin, por nga ana tjetër nuk zbatojnë mësimet e tij.—Mateu 7:21-23; Titit 1:16.

  • Libri i Zbulesës thotë se Perëndia i konsideron këto fe përgjegjëse për vdekjen e «tërë atyre që u vranë pa mëshirë mbi tokë». (Zbulesa 18:21, 24) Për të kuptuar arsyen, lexo artikullin «Çfarë është Babilonia e Madhe?»

  • Jezui tha se të gjitha fetë që Perëndia i ka hedhur poshtë, do të shkatërrohen për veprat e tyre të këqija, tamam siç «pritet dhe hidhet në zjarr» një pemë e kalbur që prodhon fryt të kalbur. (Mateu 7:15-20) Lexo artikullin «Fesë së rreme po i vjen fundi!» që të mësosh si do të ndodhë kjo.

Dëshmitarët e Jehovait janë ndryshe

Në Rusi dhe në Ukrainë, si në çdo vend tjetër të botës, Dëshmitarët e Jehovait i binden urdhrit të Jezuit për të qëndruar asnjanës në politikë dhe për të mos marrë pjesë në luftë. Për këtë arsye, nuk përfshihemi dhe as e përkrahim këtë konflikt. Kjo vlen edhe për çdo konflikt tjetër. Ngaqë jemi të vendosur të mos bëjmë kompromis me bindjet tona të bazuara në Bibël, disa Dëshmitarë janë shënjestër e përndjekjeve. (Gjoni 15:19, 20; 2 Timoteut 3:12) Për shembull, qeveria ruse ka futur në burg shumë Dëshmitarë e madje ka torturuar disa prej tyre. Gjithashtu ka konfiskuar vendet tona të adhurimit. Për më tepër informacion, shih www.jw-russia.org.

  • Shih videon 4-minutëshe Dëshmitarët e Jehovait në Irkutsk qëndrojnë besnikë, pavarësisht nga trajtimi çnjerëzor, që të mësosh se si po përndiqen Dëshmitarët e Jehovait në Rusi për shkak të besimit.

  • Prej dekadash, Dëshmitarët e Jehovait janë shquar për asnjanësinë e tyre. Shih videon Të palëkundur përballë kundërshtimeve, për të kuptuar si qëndruan asnjanës pavarësisht nga përndjekja e egër në Gjermaninë Naziste dhe në ish-Bashkimin Sovjetik.

Të lutemi, eksploro sitin tonë që të mësosh më tej rreth asaj që besojmë dhe rreth premtimit të Biblës për një të ardhme pa luftë. (Isaia 2:4; Jeremia 29:11) Të ftojmë të na kontaktosh për më shumë informacion.

Burimi i fotografive, nga e majta: fotografi nga Sefa Karacan/​Anadolu Agency/​Getty Images; Maxym Marusenko/​NurPhoto via Getty Images

a UCCRO-ja, pra Këshilli Ukrainas i Kishave dhe i Organizatave Fetare, përbëhet nga 15 kisha që përfaqësojnë fenë ortodokse, fenë katolike greke dhe romake, fenë protestante dhe fenë evangjeliste, si edhe nga feja judaike e myslimane.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo