Kim Steele/The Image Bank via Getty Images
Problemet ekonomike: Çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë
Për shumë njerëz anekënd botës është luftë e vazhdueshme të shtyjnë muajin—një luftë që po bëhet gjithnjë e më e vështirë.
Sipas një raporti të kohëve të fundit,a në mbarë botën «pagat reale mujore kanë pësuar një rënie të frikshme». Aty paralajmërohet se, nëse nuk merren masa, «pabarazia do të thellohet» dhe «standardi i jetesës për shumë punëtorë dhe familjet e tyre» do të pësojë rënie.
A do të arrijnë qeveritë ta përmirësojnë situatën ekonomike që sa vjen e keqësohet? A do t’ia dalin t’i japin zgjidhje një herë e mirë këtij problemi?
Bibla shpjegon se ekziston një qeveri e cila është në gjendje të zgjidhë çdo problem ekonomik, përfshirë pabarazinë, dhe se do ta bëjë këtë. Ajo thotë se «Perëndia i qiellit do të vendosë një mbretëri», pra një qeveri të vetme që do të administrojë të gjitha çështjet e tokës. (Danieli 2:44) Nën udhëheqjen e kësaj qeverie botërore, askush nuk do të lihet në harresë, as do të braktiset. (Psalmi 9:18) Mbretëria e Perëndisë do të sigurohet që të gjithë nënshtetasit e saj të kenë gjithçka u nevojitet për të qenë të lumtur. Çdo njeri do të shijojë një shpërblim të bollshëm për punën e tij të palodhur.—Isaia 65:21, 22.
a Raporti global i pagave për 2022-23, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës