BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 1/8 f. 4-6
  • Pabarazia: A e kishte ndër mend Perëndia?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pabarazia: A e kishte ndër mend Perëndia?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Rrënja e pabarazisë
  • A do të ndryshojnë ndonjëherë gjërat?
  • Plaga aktuale e Pabarazisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Të kufizojmë plagën e pabarazisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Problemet ekonomike: Çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë
    Tema të tjera
  • A është vërtet e mundur një shoqëri pa klasa?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 1/8 f. 4-6

Pabarazia: A e kishte ndër mend Perëndia?

Përgjigjja me një fjalë të vetme është jo. Le të shohim përse.

PERËNDIA vuri si qëllim që të gjithë njerëzit të kenë mundësi të barabarta për të gëzuar jetën dhe lumturinë. Lidhur me krijimin e njeriut, lexojmë: «Pastaj Perëndia tha: ‘Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe.’» Pas përfundimit të krijimit tokësor, «Perëndia shikoi të gjitha ato që kishte bërë dhe ja, ishte shumë mirë».—Zanafilla 1:26, 31.

A mund ta quante Perëndia gjendjen e mjerë të sotme të pabarazisë si diçka ‘shumë të mirë’? Vështirë se po, pasi «Perëndia është dashuri». (1. Gjonit 4:8) Për të thuhet se «nuk është fare i anshëm» dhe se «vepra e tij është e përsosur, sepse në të gjitha rrugët e tij ka drejtësi. Është një Perëndi që nuk e njeh padrejtësinë, ai është i drejtë dhe i mirë». (Ligji i përtërirë 10:17; 32:4; krahaso Jobin 34:19.) Po kështu, apostulli Pjetër nxori përfundimin: «Në të vërtetë, unë po e marr vesh se Perëndia nuk tregohet i anshëm, por në çfarëdo kombi, ai që ka frikë prej tij dhe që vepron drejtësisht, është i pranuar nga ai.»—Veprat 10:34, 35.

Duke qenë se Perëndia është i dashur, i paanshëm, i arsyeshëm, i ndershëm dhe i drejtë, si mund t’i kishte krijuar ai njerëzit me pabarazi të lindur, për sa i përket të drejtës së tyre për të qenë të lumtur? Lejimi i diskriminimit mes njerëzve dhe vendosja e tyre në një sistem pabarazie do të ishte drejtpërdrejt në kundërshtim me personalitetin e tij. Ai kishte ndër mend që të gjithë të ‘lindnin të lirë dhe të barabartë nga pikëpamja e dinjitetit dhe e të drejtave’. Megjithatë, sot gjërat duken qartë se nuk janë kështu. Përse jo?

Rrënja e pabarazisë

Fakti që Perëndia i krijoi njerëzit për të qenë të barabartë nuk do të thotë se kishte ndër mend që të ishin të barabartë në çdo aspekt. Ata mund të ndryshonin nga njëri-tjetri në talentet, interesat dhe personalitetin e tyre. Gjithashtu, mund të ndryshonin në pozitën ose në masën e autoritetit. Për shembull, burri dhe gruaja nuk janë të barabartë në çdo aspekt, pasi Perëndia e krijoi gruan «si një plotësim» të burrit. (Zanafilla 2:18, BR) Prindërit dhe fëmijët natyrisht ndryshojnë lidhur me autoritetin. Por, pavarësisht nga këto dallime, të gjithë: burrat, gratë dhe fëmijët, duhej të gëzonin si një të drejtë që ua kishte dhënë Perëndia, mundësi të barabarta për të plotësuar kërkesat themelore për të qenë të lumtur. Që të gjithë ata duhej të gëzonin dinjitet dhe qëndrim të barabartë para Perëndisë.

Në mënyrë të ngjashme, bijve frymorë të Perëndisë, të krijuar më përpara se njerëzit, iu dhanë caktime dhe përgjegjësi të ndryshme. (Zanafilla 3:24; 16:7-11; Isaia 6:6; Judës 9) Gjithsesi, brenda kufijve të asaj që u ishte dhënë, të gjithë ata kishin mundësi të gëzonin në një shkallë të barabartë masat hyjnore për jetën dhe për lumturinë. Kështu, ata pasqyronin për mrekulli paanshmërinë e Perëndisë.

Mjerisht, një krijesë frymore nuk ishte e kënaqur me rregullimin e paanshëm të Perëndisë. Ai donte më shumë sesa i kishte dhënë Perëndia, duke dëshiruar me zjarr një pozitë më të lartë, më të ngritur. Duke e ushqyer këtë dëshirë të gabuar, ai e vuri veten në rivalitet me Jehovain, i cili, duke qenë Krijuesi, ka me të drejtë pozitën e epërsisë së përgjithshme. Ky bir frymor rebel i Perëndisë më vonë nxiti njerëzit që të kërkonin prej Perëndisë më shumë sesa u kishte dhënë. (Zanafilla 3:1-6; krahaso Isainë 14:12-14.) Kështu, masa që kishte marrë Jehovai, që njerëzit të gëzonin jetë dhe lumturi, u duk se ishte çekulibruar rëndë. Ky rebel frymor, i identifikuar në Zbulesën 20:2 si «Djalli dhe Satanai», u bë nxitësi i lig i pabarazisë njerëzore.

A do të ndryshojnë ndonjëherë gjërat?

Përgjigjja me një fjalë të vetme është po!

Por, kush mund t’i sjellë ndryshimet e dëshiruara? Udhëheqësit njerëzorë kanë luftuar shekuj të tërë për ta arritur këtë dhe disa prej tyre, pa dyshim, e kanë bërë këtë me gjithë sinqeritetin. Suksesi ka qenë i kufizuar, duke i bërë shumë njerëz të nxjerrin përfundimin se nuk është realiste të presin që problemi i pabarazisë njerëzore të zgjidhet ndonjëherë. Gjithsesi, pikëpamja e Perëndisë është dokumentuar në Isainë 55:10, 11: «Ashtu si shiu dhe bora zbresin nga qielli dhe nuk kthehen prapa pa vaditur tokën, pa e bërë pjellore, pa bërë që të mbijë në mënyrë që ai që do të mbjellë të marrë farën dhe të sigurojë bukën për të ngrënë, kështu do të jetë fjala ime e dalë nga goja ime. Ajo nuk do të më kthehet bosh mua, pa kryer atë që dëshiroj dhe pa realizuar plotësisht atë për të cilën e dërgova.»

Sa ngushëlluese është të dimë se Perëndia Jehova ka deklaruar që do ta përmbushë qëllimin e tij origjinal, për t’u dhënë të gjithë njerëzve mundësi të barabarta për jetë e lumturi! Si Perëndi i së vërtetës, ai i ka vënë si detyrim vetes për të përmbushur atë që ka premtuar. Lumturisht, ai ka si dëshirën, ashtu edhe fuqinë për ta bërë këtë. Si do t’ia arrijë qëllimit?

Përgjigjja gjendet në Mbretërinë për të cilën Jezu Krishti i mësoi të gjithë ithtarët e vet të luteshin: «Ati ynë që je në qiej, . . . ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt në tokë si në qiell.» (Mateu 6:9, 10) Po, Mbretëria e Perëndisë është mjeti që do të përdorë Jehovai për të ‘copëtuar dhe për të asgjësuar tërë këto mbretëri [që ekzistojnë tani] dhe [ajo vetë, BR] të ekzistojë përjetë’.—Danieli 2:44.

Nën sundimin e Mbretërisë qiellore, do të dalë në dritë një shoqëri e re njerëzore. Lidhur me këtë, apostulli Gjon shkroi në librin e fundit të Biblës, në Zbulesë: «Pashë një qiell të ri dhe një dhe të ri, sepse qielli i parë dhe dheu i parë kishin shkuar.» (Zbulesa 21:1) Do të jenë zhdukur të gjitha fytyrat e shëmtuara të pabarazisë: varfëria, sëmundjet, padija, diskriminimi dhe mjerimet e tjera të njerëzve.a

Për më shumë se një shekull, Dëshmitarët e Jehovait e kanë drejtuar vëmendjen e njerëzve te kjo Mbretëri. (Mateu 24:14) Me anë të botimeve të shtypura dhe të ndihmës personale, ata e kanë ushtruar veten për t’i ndihmuar njerëzit që të fitojnë njohuri për qëllimin e Perëndisë, i cili është dokumentuar në Bibël. Por vepra e tyre mbarëbotërore e arsimimit nuk u ka dhënë njerëzve vetëm shpresën për të jetuar në barazi dhe lumturi në të ardhmen, por u ka sjellë dobi që tani, për të zvogëluar plagën e pabarazisë. Le të shohim se si.

[Shënimi]

a Për një trajtim më të plotë të mënyrës se si Mbretëria e Perëndisë do të sjellë së shpejti barazi për të gjithë, të lutemi lexo kapitujt 10 dhe 11 të librit Njohuria që të çon në jetën e përhershme, botuar nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.

[Diçitura në faqen 5]

Perëndia vuri si qëllim që të gjithë njerëzit të kenë mundësi të barabarta për jetë dhe lumturi

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo