BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 95
  • Kush do t’i shpëtojë civilët?—Çfarë thotë Bibla?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kush do t’i shpëtojë civilët?—Çfarë thotë Bibla?
  • Tema të tjera
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Arsye për shpresë
  • Jezui do t’u japë fund luftërave
    Tema të tjera
  • Triliona po shpenzohen për luftërat—Vetëm kaq është kostoja?
    Tema të tjera
  • Lufta në Ukrainë hyn në vitin e dytë—Çfarë shprese jep Bibla?
    Tema të tjera
  • 2023-shi, një vit i ankthshëm—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
Shih më tepër
Tema të tjera
mrt artikulli 95
Një vajzë e vogël po sheh nga një mur i çarë në një ndërtesë të shkatërruar.

sinceLF/​E+ via Getty Images

QËNDRONI VIGJILENTË!

Kush do t’i shpëtojë civilët?—Çfarë thotë Bibla?

Kombet e Bashkuara raportojnë se:

  • Nga data 7 tetor deri më 23 tetor 2023, konflikti Gazë-Izrael u ka marrë jetën mbi 6.400 vetave dhe ka plagosur 15.200 të tjerë. Shumë prej tyre ishin civilë. Përveç kësaj, qindra mijë njerëz janë evakuar.

  • Deri më 24 shtator 2023, lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka lënë të vrarë 9.701 civilë dhe ka plagosur 17.748 të tjerë në Ukrainë.

Çfarë shprese u ofron Bibla atyre që vuajnë për shkak të luftës?

Arsye për shpresë

Bibla parathotë se Perëndia ‘do t’i shuajë luftërat anembanë tokës’. (Psalmi 46:9) Me anë të qeverisë së tij qiellore, pra Mbretërisë së tij, ai do t’i zëvendësojë të gjitha qeveritë njerëzore. (Danieli 2:44) Mbretëria e Perëndisë do t’u japë fund vuajtjeve dhe do të sjellë paqe në botë.

Ja çfarë do të bëjë Jezu Krishti, Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë:

  • «Ai do ta çlirojë të varfrin që thërret për ndihmë, si edhe të përvuajturin e këdo që s’ka kush e ndihmon. Atij do t’i dhimbset i përvuajturi dhe i varfri; ai do t’ua shpëtojë jetën të varfërve. Do t’i çlirojë nga shtypja dhe dhuna.»—Psalmi 72:12-14.

Nëpërmjet Mbretërisë së tij, Perëndia do të zhbëjë plotësisht mjerimin e vuajtjet që sjellin luftërat dhe dhuna.

  • «Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre dhe nuk do të ketë më vdekje. Nuk do të ketë më as vajtim, as klithmë, as dhembje. Gjërat e mëparshme shkuan.»—Zbulesa 21:4.

Shumë shpejt, Mbretëria e Perëndisë do ta marrë nën kontroll situatën në tokë. Bibla i kishte parathënë ‘luftërat dhe lajmet e luftërave’ që i shohim sot. (Mateu 24:6) Luftërat dhe shumë ngjarje të tjera tregojnë se po jetojmë «në ditët e fundit» të sundimit njerëzor.—2 Timoteut 3:1.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo