BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 121
  • Kujt mund t’i besosh?—Çfarë thotë Bibla?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kujt mund t’i besosh?—Çfarë thotë Bibla?
  • Tema të tjera
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Dikush që mund t’i besosh
  • Besimi—Shumë i rëndësishëm për një jetë të lumtur
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Njerëzit po humbasin besimin te politikanët—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • Jezui do t’i japë fund varfërisë
    Tema të tjera
  • Mund të kesh besim te vëllezërit e tu
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
Shih më tepër
Tema të tjera
mrt artikulli 121
Kolazh: Njerëz që shpesh mendohet se janë të besueshëm: 1. Një politikan që qëndron para mikrofonit. 2. Një prift me duar të bashkuara. 3. Një shkencëtare që mban në duar një dosje.

Majtas: Olena Yefremkina/stock.adobe.com; qendër: lunamarina/stock.adobe.com; djathtas: Rido/stock.adobe.com

QËNDRONI VIGJILENTË!

Kujt mund t’i besosh?—⁠Çfarë thotë Bibla?

Njerëzit zhgënjehen kur ata që supozohet të jenë të besueshëm, i presin në besë. Shumë veta e kanë humbur besimin te . . .

  • liderët politikë që vendosin interesat e tyre para nevojave të popullit.

  • media që i raporton lajmet në mënyrë të anshme dhe të pasaktë.

  • shkencëtarët që nuk bëjnë atë që është më e mira për njerëzit.

  • udhëheqësit fetarë që janë përfshirë kokë e këmbë në çështje politike, në vend që të veprojnë si përfaqësues të Zotit.

Ja pse, me të drejtë, njerëzit mendohen mirë para se t’i besojnë dikujt. Bibla paralajmëron:

  • «Mos u beso atyre që kanë pushtet dhe influencë! Edhe ata janë veçse njerëz e nuk mund t’ju ndihmojnë.»—Psalmi 146:3, Bibla ECM.

Dikush që mund t’i besosh

 Bibla tregon se kush është i denjë për besimin tënd: Jezu Krishti. Ai nuk është thjesht një njeri i mirë që ka jetuar shekuj më parë. Perëndia e ka caktuar Jezuin që «të mbretërojë . . . , dhe Mbretëria e tij s’do të ketë fund». (Luka 1:32, 33) Jezui është Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë, një qeveri që sot mbretëron nga qielli.—Mateu 6:10.

  • Që të mësosh pse mund t’i besosh Jezuit, lexo artikujt «Kush është Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë?» dhe «Çfarë do të realizojë Mbretëria e Perëndisë?»

Një libër që mund t’i besosh

Bibla flet shumë për jetën e Jezuit dhe për sa e sa tema të tjera të rëndësishme. Ky libër unik përmban informacione me vlerë, të cilave mund t’u zësh besë. Që ta shohësh vetë këtë, të ftojmë me përzemërsi të plotësosh kërkesën për kursin tonë për studimin e Biblës që disponohet falas. Për këtë kurs interaktiv do të të sigurojmë gjithë botimet për studim që të nevojiten dhe ndihmën e një mësuesi. Ndër të tjera, do të mësosh se ç’lloj personi është Jezui dhe se çfarë ka bërë, çfarë po bën dhe çfarë do të bëjë ai në të ardhmen.

Provo Kursin tonë për Studimin e Biblës

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo