BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwyp artikulli 29
  • Si t’ia bëj kur gaboj?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si t’ia bëj kur gaboj?
  • Të rinjtë pyesin
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë do të bëje ti?
  • Tri arsye pse t’i pranosh gabimet
  • Si të mësosh nga gabimet e tua?
  • Si t’i ndreq gabimet?
    Të rinjtë pyesin: 10 pyetje marrin përgjigje
  • Përse duhet pranuar gabimi?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Pikëpamja e duhur për gabimet
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
  • A mëson nga gabimet e tua?
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2022
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin
ijwyp artikulli 29
Dy djem shohin xhamin e makinës që e kanë thyer me top bejzbolli

TË RINJTË PYESIN

Si t’ia bëj kur gaboj?

  • Çfarë do të bëje ti?

  • Tri arsye pse t’i pranosh gabimet

  • Si të mësosh nga gabimet e tua?

Çfarë do të bëje ti?

Lexo çfarë i ndodhi Kerinës dhe imagjino sikur je ti në vend të saj. Çfarë do të bëje?

Kerina: «Po i jepja shumë shpejt makinës kur po shkoja në shkollë dhe një polic më ndaloi e më vuri gjobë. U mërzita jashtë mase. I thashë mamit, dhe ajo më sugjeroi se duhej t’i tregoja babit, por unë nuk doja.»

Çfarë do të bëje ti?

  1. Mundësia A: Të mos i tregosh gjë babit, me shpresën se nuk do ta marrë vesh kurrë.

  2. Mundësia B: T’i tregosh babit gjithë të vërtetën.

Ndoshta mundësia A është disi tunduese për ty. Në fund të fundit, mami do të mendojë që shkove te babi dhe ia the. Por ia vlen t’i tregosh gabimet e tua, pavarësisht nëse ke marrë gjobë apo ke bërë diçka tjetër.

Tri arsye pse t’i pranosh gabimet

  1. 1. Sepse është e drejtë. Duke folur për standardet e të krishterëve, Bibla thotë: «Duam të sillemi me ndershmëri në çdo gjë.»​—Hebrenjve 13:18.

    «Jam përpjekur shumë të jem e sinqertë, të mbaj përgjegjësi për veprimet e mia dhe t’u dal për zot gabimeve sapo i bëj.»​—Aleksa.

  2. 2. Sepse njerëzit i falin më kollaj ata që i pranojnë gabimet. Bibla thotë: «Kush i mbulon shkeljet, nuk do t’ia dalë mbanë, por atij që i rrëfen dhe i lë ato, do t’i tregohet mëshirë.»​—Proverbat 28:13.

    «Duhet guxim për ta pranuar gabimin, por kështu fiton besimin e të tjerëve. Ata kuptojnë se je i sinqertë. Kur e pranon gabimin, e kthen diçka të keqe në diçka të mirë.»​—Riçardi.

  3. 3. Sepse, ç’është më e rëndësishmja, i gëzon zemrën Perëndisë Jehova. Bibla thotë: «Njeriu hileqar është i pështirë për Jehovain, ndërsa të drejtët gëzojnë miqësi të ngushtë me Të.»​—Proverbat 3:32.

    «Pasi bëra një gabim të rëndë, fillova ta kuptoja se duhej të dilja hapur dhe ta pranoja. S’kishte si të më bekonte Jehovai nëse nuk i bëja gjërat siç kërkonte ai.»​—Rakela.

Atëherë, si veproi Kerina pas gabimit të saj? U përpoq t’ia fshihte babit gjobën që mori. Por nuk mund ta fshihte përgjithmonë. «Rreth një vit më vonë,—thotë ajo,—babi po shihte dokumentet e siguracionit dhe vuri re një gjobë për shkak shpejtësie në emrin tim. I hapa shumë telashe vetes. Edhe mami u inatos që nuk kisha bërë siç më kishte thënë.»

Mësimi që nxori: Kerina thotë: «Kur nuk i tregon gabimet, vetëm sa i keqëson gjërat. Gjithsesi, do të paguash më vonë.»

Si të mësosh nga gabimet e tua?

Të gjithë bëjmë gabime. (Romakëve 3:23; 1 Gjonit 1:8) Por është shenjë përulësie dhe pjekurie t’i pranosh, madje menjëherë.

Hapi tjetër është të mësosh nga gabimet që bën. Mjerisht, disa të rinj e humbasin këtë mundësi. Ndoshta ndihen siç tha njëherë një adoleshente me emrin Prishila: «Shkurajohesha shumë nga gabimet e mia. Kisha vlerësim të ulët për veten, prandaj gabimet që bëja, më dukeshin një barrë gjigante që nuk mund ta mbaja. Ndihesha përtokë dhe më dukej vetja rast i pashpresë.»

Një vajzë i jep makinës duke u parë në pasqyrë

A ndihesh edhe ti kështu ndonjëherë? Nëse po, mos harro: ta mbash mendjen te gabimet e së shkuarës është si t’i mbash sytë te pasqyra ndërkohë që i jep makinës. Kjo vetëm të bën të ndihesh i pavlerë dhe të shter fuqitë për të përballuar vështirësitë që do të të dalin.

Në vend të kësaj, pse nuk përpiqesh të kesh një pikëpamje më të ekuilibruar?

«Kujtoji gabimet e së shkuarës dhe mëso prej tyre që të mos i përsëritësh. Por mos e mbaj mendjen aty aq sa të rrëzohesh.»​—Elioti.

«Përpiqem t’i konsideroj gabimet si përvoja që më mësojnë, duke nxjerrë nga secili prej tyre një mësim që do të më bëjë njeri më të mirë dhe herën tjetër ta përballoj ndryshe situatën. Sidoqoftë, ky është një qëndrim më i mirë sepse të rrit.»​—Vera.

JA Ç’THONË MOSHATARËT E TU

Konori

«Disa mërziten shumë kur gabojnë, kurse disa nuk duan t‘ia dinë fare. Më e mira është të jesh diku në mes​—të mendosh për to, por vetëm me qëllimin për të nxjerrë mësim që të mos i përsëritësh.»​—Konori.

Dami

«Kur vrapuesit bien, e lënë mënjanë krenarinë dhe mbledhin forcat për t’u ngritur. Për këtë ke nevojë kur bën një gabim. Kur mëson nga gabimet e tua dhe mbledh forcat për të marrë veten, bëhesh njeri më i mirë.»​—Dami.

Zipora

«Gjëja më e mirë është t’i kujtosh gabimet në mënyrë që të nxjerrësh mësim. Mësimin që nxjerr, përdore që të mos e bësh më të njëjtin gabim. Por mos lejo që mendimet negative të të rrinë mbi kokë si re e zezë. Pranoje mësimin dhe ec përpara.»​—Zipora.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo