BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • hdu artikulli 4
  • Një kuti e vogël që shpërndan ushqimin besimforcues

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një kuti e vogël që shpërndan ushqimin besimforcues
  • Si përdoren dhurimet e tua
  • Material i ngjashëm
  • Një kanal satelitor JW arrin aty ku nuk arrin dot interneti
    Si përdoren dhurimet e tua
  • Të përdorim jw.org në shërbim—«Bëhu mik i Jehovait»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2015
  • Siti ynë zyrtar​—Projektuar për dobinë tonë dhe të të tjerëve
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
  • Ide për studimin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
Shih më tepër
Si përdoren dhurimet e tua
hdu artikulli 4
Një JW Box.

SI PËRDOREN DHURIMET E TUA

Një kuti e vogël që shpërndan ushqimin besimforcues

1 SHTATOR 2020

Sot Dëshmitarët e Jehovait po e marrin ushqimin besimforcues në format dixhital si kurrë më parë. Mirëpo në sa e sa vende të botës, vëllezërit tanë nuk kanë mundësi të përdorin internetin. Të tjerë jetojnë në zona ku interneti shkëputet shpesh, është tepër i ngadaltë ose ku nuk ka internet fare.

Gjithsesi, tani shumë vëllezër e motra mund t’i shkarkojnë botimet dixhitale edhe pa u lidhur me internetin. Si ka mundësi?

JW Box është një kuti e vogël që u dërgohet kongregacioneve me akses të limituar interneti. Ajo përmban një router që blihet nga një firmë tregtare, një program software të projektuar nga Reparti i Kompjuterëve në Bethel, si edhe botimet dixhitale e videot që dalin në jw.org. Secila kuti kushton mesatarisht 75 dollarë.

Në Sallën e Mbretërisë, vëllezërit e motrat lidhin pajisjet e tyre me JW Box nëpërmjet valëve wi-fi dhe pastaj shkarkojnë botime e video. Mund të lidhen edhe ata që kanë pajisje jo shumë të kushtueshme ose të vjetra. Por, si ia bëjnë që kutitë JW Box të kenë gjithnjë materialet më të reja, meqë kongregacioni nuk lidhet dot me internetin? Zyra e degës u dërgon rregullisht pajisje USB, që kushtojnë secila rreth 4 dollarë, me materialet e reja nga jw.org që mund të futen në JW Box.

Si i ka ndihmuar JW Box vëllezërit tanë? Nejthën Adruandra, një baba që jeton në Republikën Demokratike të Kongos, shpjegon: «Jam përpjekur për shumë kohë të shkarkoj dramat ‘O Jehova, . . . kam besim te ti’ dhe Kujtoni gruan e Lotit. Por s’ia dola asnjëherë, dhe u shkurajova. Tani këto video mund t’i shkarkoj në celularin tim. Kjo na ndihmon jashtë mase ne si prindër për t’i edukuar më mirë fëmijët.»

Një vëlla që ndihmon kongregacionet në Nigeri për të përdorur JW Box, thotë: «Vëllezërit e shohin JW Box si një dhuratë të veçantë nga Jehovai. Janë shumë të lumtur që tani mund t’i shkarkojnë kaq kollaj botimet dhe videot e Çantës së mjeteve mësimore.»

Deri tani u janë dërguar mbi 1.700 kuti kongregacioneve në Afrikë, Amerikën e Jugut e Oqeani, dhe po punohet për t’ua çuar edhe mjaft kongregacioneve të tjera. Nga vijnë paratë për të financuar gjithë këtë projekt? Nga dhurimet për veprën mbarëbotërore, shumë nga të cilat bëhen nëpërmjet donate.jw.org. Faleminderit për mbështetjen tuaj bujare!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo